• Tirane, ofrojme Tirane,Kurs i akredituar nga MASH per Edukatoret e Kopshteve

Tirane
Trajnimi me titull: “Standartet dhe programet sipas grupmoshave dhe nevojave biologjike”

Qëllimi i këtij trajnimi është:
Edukatorët të njihen me standartet dhe programet sipas grupmoshave dhe nevojave biologjike.



Rezultatet e pritshme:

Në fund të këtij moduli edukatorët do të:

  • Njohin konceptet themelore mbi edukimin në kopsht;
  • Njohin dhe zbatojnë standardet parashkollore;
  • Njohin dhe zbatojnë programet sipas grupmoshave;
  • Identifikojnë fëmijët me nevoja të veçanta;
  • Aftësohen në programimin e një ditë tip sipas nevojave biologjike të fëmijëve.

Përshkrimi përmbledhës i trajnimit:

Ky modul trajton konceptin e edukimit dhe rëndësinë e subjekteve edukative në mirërritjen e fëmijës. Gjithashtu shpjegohen gjerësisht standartet e arsimit parashkollorë dhe rëndësinë e tyre gjatë procesit të programimit. Një rëndësi e veçantë në këtë modul i kushtohet fëmijëve me nevoja të veçanta dhe karakteristikave të zhvillimit të tyre.


Numri i krediteve: 2

Numri i seancave për trajnimin e drejtpërdrejtë: 3 ditë

Trajner: Aurela Zizi

Tarifa pjesëmarrjes:
5600 lek

Vendi realizimit të trajnimit: Tiranë

Kursi do të zhvillohet në datat: 13/06/2014 - 15/06 2014

Regjistrimet mbyllen më: 09/06/2014

Tel. : 04 2263209

Cel. : 0692029794

E mail: q.t.koliqi@shisalbania.org
 


Contact WhatsApp
Back
Top