• Tirane, ofrojme kurse gjuhe gjermanisht Kurs Intensiv i Gjuhes Gjermane


Ftesë për Aplikim për Pjesëmarrje në Kurse Falas të Gjuhës Gjermane


Fondacioni AMIF Albanien, në kuadër të projektit „Të Arrish i Suksesshëm në Gjermani“ do të organizojë një kurs falas të Gjuhës Gjermane në periudhën Tetor – Dhjetor 2019.
Ky është një kurs i dedikuar për ata të cilët gjënden në fazën e para integrimit në shoqërinë Gjermane, ku mësimi i gjuhës ju paraqitet si parakusht për arritjen e synimeve tuaja profesionale.
Ky kurs do të zhvillohet në Tiranë dhe do të jetë intensiv (rreth 4 orë në ditë) nga e Hëna në të Premte.
Për të qënë pjesë e këtij kursi ju duhet të keni mbaruar së paku nivelin A1 të gjermanishtes. Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë kurs duhet të dorëzojnë kopjen e Certifikates së nivelit të përfunduar (së paku nivelin A1), si edhe një letër motivimi në gjuhën Gjermane ose Shqipe, ku të argumentohen pikat si më poshtë:


  • Arsyeja pse mësoni gjermanisht, duke parashtruar synimet tuaja për në Gjermani
  • Aryeja cfarë ju lidh me Gjermaninë ose gjuhën Gjermane dhe nivelin që kërkoni të arrini
Aplikimin për pjesëmarrje në kurs, ju lutem bëjeni përmes emailit në dorian.kristiqi@isi.al duke filluar nga data 23.09.2019 deri më 01.10.2019.
 


Contact
Back
Top