• Tirane, ofrojme Kurs Anglishteje - të avancuar

PROFILI PROFESIONAL

Jam diplomuar me nderime nga Universiteti i Amsterdamit në degën analizë letrare dhe kulturore. Jam pranuar në Columbia University, University of Edinburgh e shumë të tjera.

Kam dy vite përvojë si mësuese në shkollën Udha e shkronjave ku kam dhënë Cambridge Global English, IGCSE English as a Second Language, IGCSE Drama, IGCSE Art & Design dhe letërsi shqipe.

Nxënësit e lëndëve IGCSE dhe Global English, të cilat u mbyllnin me provim të administruar nga Kembrixhi, kanë marrë nota kryesisht A*, A dhe B në këto provime.

Mbizotërimin e dijes në rutinën e përditshme e marr tepër seriozisht. Shpesh herë frymëzohem nga koncepti i mbinjeriut të Niçes, i cili synon shkëlqyeshmëri në çdo aspekt të jetës.
.


MBI KURSIN

Secili nxënës do të ketë program studimi të veçuar sipas nevojave të tij. Kursi mund të ofrohet si shtojcë e një programi shkollor, qoftë shtetëror apo ndërkombëtar (IB, AP, A level), ose programi mund të krijohet nga vetë mësuesja me theks përdorimin e tematikave shoqërore që dëshiron nxënësi. Lënda do të jetë bashkëveprore dhe qëllimi nuk do të jetë thjesht zotërimi i anglishtes por edhe zhvillimi personal dhe profesional në tematika të ndryshme. Me pak fjalë, do të shprehet në anglisht për çështje të vështira; njëkohësisht do të zhvillojë edhe aftësinë e të shprehurit e të kuptuarit.


Çdo seancë mësimore do të jetë e planifikuar nga mësuesja. Metodat dhe aktivitetet do të jenë të larmishme. Mundet që metodat në treg në formë libri të përdoren (si për shembull C1 proficiency Cambridge), por kryesisht mësimet nuk do të varen nga një metodë e ndonjë institucioni arsimor, por nga vetë aftësia e mësueses për të mobilizuar aftësitë individuale të nxënësit për qëllim përballjen me njohuri të reja në përditshmëri.

website - https://besianavathi.wixsite.com/website-1
LinkedIn - https://al.linkedin.com/in/besiana-v...le_search-card

Shkruani email: besianavathi@gmail.com




 


Contact
Back
Top