• Tirane, ofroj vend pune Zv. Menaxher Dyqani

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: ZV.Menaxher/e Dyqani
Departmenti: Retail
Vendonddhja: WELL Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Një Zv.Menaxher/e Dyqani është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.
Fokusi kryesor i tij është që të përmiresojë ecurinë komerciale të dyqanit dhe të shtojë në maksimum të ardhurat e kompanisë.


Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Përgjegjës për të dorezuar planin vjetor në xhiro dhe fitim para interesit dhe amortizimit;
  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të siguruar rendiment;
  • Menaxhimi i niveleve të stoqeve sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyce për kontrollin e stokut;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Kthimi i përgjigjes për ankesat dhe komentet e klientëve;
  • Shëtitja sistematike në terrenin e shitjeve, biseda me kolegët dhe klientët dhe identifikimi ose zgjidhja e ceshtjeve urgjente;
  • Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjeve;
  • Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të pasur rendiment;
  • Marrja me ceshtjet e stafit; intervistimi për pjesetarë të rinj potencial për staf; përcjellja e vlerësimeve dhe pasqyrimeve të ecurisë;
  • Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
  • Kujdesi për paraqitjen dhe ndjeshmëria për paraqitjen e jashtme dhe të brendshme të dyqanit;

Kualifikimet


Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohen degë të lidhura me Administrim Biznesi)
Eksperiencat e punës: Minimum 3 vjet përvoje pune në shitje me pakicë;

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune në pozicione te ngjashme;
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
  • Të ketë njohuri shumë te mira të programeve të paketës Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
  • Aftësi të mira komunikuese dhe menaxhuese;
  • Sistematik dhe i organizuar;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Aftësi motivuese;

Kushtet e punës:
Ofrojmë një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën well.rekrutime@alkosgroup.al

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
 


Apply WhatsApp
Back
Top