• Tirane, ofroj vend pune Teknik te Mesem Mekanik

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mekanik
Gjuha
Alumil Albania, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin
dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar.
Alumil Albania është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini.
Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë punonjes me eksperience ne pozicionet e meposhtme:

2 Teknikë të Mesëm Mekanik

A. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Kontrolli, diagnostifikimi dhe riparimi ne kohen sa me te shkurter te makinerive/pajisjeve mekanike te fabrikes
  • Monitorime/testime periodike te makinerive/pajisjeve mekanike gjatë procesit te punes (degjim i zhurmave)
    me qellim diagnostifikimin e problemeve qe kane apo dhe mund te shfaqen ne te ardhmen
  • Çmontimi i pajisjeve per te patur akses ne pjeset e demtuara duke perdorur mjetet e nevojshme (vinca dhe vegla te tjera pune)
  • Shqyrtimi/inspektimi/matja e formës dhe cilësive te pjesëve perberese te makinerise/pajisjes mekanike për të zbuluar devijimet,
    shtremberimet/ deformimet apo ndryshimet në kërkesat dimensionale
  • Riparimi dhe mirëmbajtja, në përputhje me skicat, manualet e perdorimit/specifikimet e prodhuesit te makinerive dhe pajisjeve mekanike
  • Instruksione/rekomandime perdorueseve te makinerive/pajisjeve mekanike sipas specifikimeve teknike dhe manualeve/udhezueseve te perdorimit
  • Prodhimi dhe riparimi i pjeseve ne nderimit me qellim reduktimin e kohes se riparimit te difekteve dhe uljen e shpenzimeve te pjeseve te kembimit
  • Rregjistrimi dhe mbajtja e dokumentacionit te sherbimeve periodike te makinerive/pajisjeve mekanike te fabrikes
  • Inventarizimi i pajisjeve, pjesëve te kembimit dhe furnizimeve duke kontrolluar ne menyre periodike stokun
B. Kualifikime/Kërkesa:
Kandidatët duhet të përbushin kriteret që vijojnë:
1. Edukimi:
- i diplomuar per Teknik te Mesem Mekanik
2. Eksperiencë pune:
-Eksperienca ne mirembajtje te linjave te prodhimit perben avantazh
C. Kompania Ofron :Punësim sipas Legjislacionit Shqiptar në fuqi
-Transport vajtje -ardhje nga Fabrika ne Tiranë-Zogu i Zi-Unaza e Madhe e Tiranes-Astir- dhe anasjelltas si dhe Fabrikë-Institut-Kamëz-
Laknas-Bërxulle-Vorë-Fabrikë dhe Anasjelltas
-Pese dite pune ne Jave (E Hene-E Premte)

-Puna behet me tre turne (Turni i I-re 06:00-14:00, Turni i II-te 14:00-22:00, Turni i III-te 22:00-06:00)
-Nese punohet ore jashte orarit, diten e Shtune ose te Djele paguhet ekstra sipas Kodit te Punes
-Paga e gjitha e deklarur ne Tatime dhe e paguar ne Banke plus sigurimet e plota te paguara nga Kompania
-Page te trembedhjete plus shperblim vjetor per arritje rezultatesh
-Pushime vjetore 28 dite kalendarike
-Festa Zyrtare pushim
-Mbulim privat shendetesor falas.

D. Të interesuarit mund ta dorëzojnë CV-ne dorazi në selinë e Kompanise
ose ta dërgojnë atë elektronikisht në adresën: hr.albania@alumil.com, brënda datës 30-11-2023 ku dhe te Specifikojne dhe Pozicionin per te cilin Aplikojne
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.
.......................

Të dhënat tuaja personale, të cilat dërgohen vullnetarisht si përgjigje ndaj këtij njoftimi për vende të lira pune, mblidhen dhe përpunohen manualisht dhe/ose elektronikisht nga Alumil Albania, për të vlerësuar përputhshmërinë tuaj me këtë vend të lirë pune, aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të Kompanise dhe do të ruhet deri në finalizimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve. Subjektet e të dhënave personale mund të ushtrojnë të drejtat e tyre të parashikuara në ligjin nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, tek Alumil Albania, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
 


Apply WhatsApp
Back
Top