• Tirane, ofroj vend pune Teknik Mobile

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim | Reparime
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.

Pozicioni: Teknik riparimesh MOBILE
Raporton: Koordinator i departamentit&Manaxher Operacional
Departamenti: Operacional
Vendndodhja: Tiranë

Permbledhja e Pozicionit: Kryen diagnostifikim & riparimin e produkteve ne kategorin mobile si celulare, telefona fix, tableta etj)

Detyra dhe Pergjegjesi:


  • Teston pajisjet dhe konstaton difektin.
  • Riparon produktet, duke respektuar afatet e percaktuara.
  • Menaxhon dhe magazinon stokun e pjeseve te kembimit.
  • Harton kerkesen per pjese kembimi tek supervizori.
  • Ploteson te dhenat per cdo riparim te kryer ne sistem.
  • Kryerja e detyrave te tjera te caktuara nga supervizori direkt.

Edukimi/ Pervoja profesionale:

  • Arsimimi: Arsim profesional ose I larte ne Inxhinieri të ndryshme (vecanërisht Elektronike)
  • Përvojat profesionale: Minimalisht 3 vjet përvoje pune.
  • Gjuhët e huaja: Aftësi të mira komunikuese në Shqip & Anglisht.
  • Njohuritë kompjuterike: Aftësi të mira të Paketës Office.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira organizimi, koordinimi, planifikimi.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi për të punuar ne grup.
  • Aftësia për të punuar në mjedis mjaft konkurrues, ku përmbushja e objektivave në kohën e paracaktuar është parësore;

Kushtet e punës: Elektro-Servis ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.


Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet
e-mailit tek adresa: [B]hr@elektroservis.al[/B] deri ne 01 Gusht 2022.
Shenim: Ky pershkrim I punes nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates.
 


Apply
Back
Top