• Tirane, ofroj vend pune specialist per zhvillimin e biznesit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor | Ndihmesa
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Iceberg Communication kërkon të zgjerojë staf me 𝗦𝗣𝗘𝗖𝗜𝗔𝗟𝗜𝗦𝗧 𝗣𝗘𝗥 𝗭𝗛𝗩𝗜𝗟𝗟𝗜𝗠𝗜𝗡 𝗘 𝗕𝗜𝗭𝗡𝗘𝗦𝗜𝗧
Përgjegjësitë kryesore:

• Identifikimi i klientëve potencialë, mbledhja e të dhënave rreth aktiviteteve të tyre dhe identifikimi i nevojave ose sfidave, kontaktimi i klientëve, skedulimi i takimeve dhe prezantimi profesional i kompanisë, produkteve dhe shërbimeve që kompania ofron dhe artikulimi i benefiteve të punuarit me Iceberg Communication, avantazhet përkundrejt konkurrentëve etj.
• Identifikimi dhe marrja e klientëve të rinj dhe negocimi i kontratave me to.
• Takime të rregullta me klientët duke shërbyer dhe si pikë kontakti mes tyre dhe skuadrës kreative, të komunikimit etj.
• Ndjekja e të gjitha punëve ngushtësisht të lidhura me departamentet e tjera të kompanisë si marketingu dhe eventet, financa etj. Ekzekutimi i kontratave, plotësimi i kërkesave të vazhdueshme të klientëve, marrja e feedback-ut prej tyre etj.
• Ndjekja e komunikimit për përgatitjen e ofertës së shitjes.
• Ndjekja e punëve për plotësimin e kërkesave të klientit në kohën e paracaktuar nga departamenti i kreativës.
• Dorëzimi i projektit të përfunduar tek klienti dhe përgatitja e raporteve finale së bashku me departamentet e përfshira.
• Koordinimi me klientët për te organizuar evente promocionale që përkojnë me objektivat e fushatës së marketingut.

Të tjera:

• Udhëtime në qytete të tjera
• Periudha të ngarkuara pune kur marrja e lejes mund të jetë e vështirë
• Punë jashtë orarit për evente, darka pune, fundjava dhe ditë pushimi

32.png
Mirëpresim aplikimet tuaja në:
32.png
𝗰𝗼𝗻𝘁𝗮𝗰𝘁@𝗶𝗰𝗲𝗯𝗲𝗿𝗴𝗰𝗼𝗺𝗺𝘂𝗻𝗶𝗰𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻.𝗰𝗼𝗺


Afati: 𝟮𝟬 𝗦𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟯
Adresa: Tish Daija, Kompleksi KIKA 2, Tiranë.
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale” .
 
Back
Top