• Tirane, ofroj vend pune Specialist Jnr i Monitorimit te Rrjetit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
Specialist Junior i Monitorimit te Rrjetit


Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:

· Monitorimin e rrjetit të PLUS nëpërmjet platformave NMS dhe monitoron historikun e performancës së elementëve të rrjetit;
· Jep zgjidhje në nivelin e parë për probleme dhe alarme që shfaqen në rrjet bazuar në udhëzimet e dhëna dhe eksperiencën e krijuar;
· Kryen kontrolle periodike fizike, të skeduluara gjatë gjithë ditës, në elementet e rrjetit që ndodhen në data center;
· Përshkallëzon të gjitha problemet dhe defektet e rrjetit në nivelet e tjera në një kohë sa më të shkurtër sipas procedurës së përcaktuar;
· Krijon dhe mirëmban dokumentacionin për cdo event sic mund të jenë, probleme, vizita të planifikuara në stacione etj, sic përshkruhen në procedurat e miratuara;
· Kryen njoftimin e grupeve të caktuara specifike dhe të menaxherëve të lartë me sms/telefon, në lidhje me probleme të ndryshme në rrjet që ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit të ofruar, si dhe njoftimin për punë të ndryshme të planifikuara.
· Përgatit raporte periodike dhe i dërgon ato të sektorët përkatës sipas procedurës së miratuar.
· Kryen edhe detyra të tjera të dhëna nga supervizori I NOC dhe/ose Drejtori I Departamentit të Field O&M

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:


  • Diplomë Universitare në Informatikë, Teknologji Informacioni ose Telekomunikacion;
  • Një vit eksperiencë pune në pozicione suporti teknik ose në role të ngjashme do të përbëjë avantazh;
  • Të ketë njohuri bazë të rrjetit GSM;
  • Të ketë aftësi për të vlerësuar dhe për vendosur prioritete në zgjidhjen e problematikave dhe të përshkallëzojë ato sic duhet;
  • Të ketë aftësi të mira raportimi;
  • Te jete i gatshem te punoje me turne;
  • Njohuri shume te mira të gjuhës angleze në të shkruar e të folur;
  • Të jetë fleksibël, të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të jetë i/e aftë të mësojë shpejt;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup.

Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.

Data e mbylljes së aplikimeve është 25 Tetor 2016
 


Apply
Back
Top