• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Zyrës së Projekteve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Universiteti Metropolitan Tirana rekruton per pozicionin Specialist i Zyrës së Projekteve

Nëse Ju jeni mbajtës i diplomës të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND), jeni njohës i të paktën një gjuhe të huaj (preferohet gjuha angleze) dhe zotëroni gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur, nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale dhe keni vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës,
Nëse Ju zotëroni aftësitë e nevojshme profesionale, keni eksperiencë pune në fushën e projekteve dhe per me teper keni njohuri në fushën e edukimit universitar, gjithashtu shfaqni aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup atehere ju jeni kandidati I duhur për pozicionin e lirë të punës si specialist i Zyrës së Projekteve.

Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive mbi të cilat do të zhvillohet intervista:
Diploma ose kualifikimi pasuniversitar në shkenca humane (shkenca ekonomike, sociale, etj), si dhe aftësitë organizative janë të dobishme dhe të preferuara.
Në intervistë, kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.


Përshkrimi i detyrave funksionale:


  • Identifikimi i thirrjeve për aplikim në projekte në programin Horizon Europe, Erasmus +, Single Market Programme, Creative Europe, EU for Citizens, Interreg, IPA, etj dhe analizimi i kritereve të tyre sipas rastit;
  • Përpilim i njoftimeve drejtuar fakulteteve apo strukturave të tjera lidhur me projektet dhe thirrjet për aplikim;
  • Dhënia e informacionit dhe ofrimi i asistencës së nevojshme për hartimin, aplikimin, ndjekjen dhe realizimin e projekteve kombëtare dhe/ose ndërkombëtare;
  • Shkruan projektet sipas rastit;
  • Përgatit raportet e ndryshme dhe zbardh takimet me partnerët;
  • Përgatit dokumentacionin administrativ për aplikim në projekte dhe rrjete;
  • Përgatit dokumentacionin administrativ për implementimin, menaxhimin e projekteve të fituara;
  • Identifikimi i thirrjeve dhe njoftimeve nga ministritë, ambasadat, institucione grantuese dhe OJF që operojnë brenda vendit;
  • Asistimi në organizimin e trajnimeve, workshop-eve, seancave informuese lidhur me shkrimin dhe menaxhimin e projekteve;
  • Studime tregu, analizë nevojash, sipas rastit;
  • Përkthime të dokumentave të ndryshme lidhur me projektet;
  • Detyra të tjera të deleguara nga eprori.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën [B]humanresources@umt.edu.al[/B] dhe askendaj@umt.edu.al.
Kandidatët konkurrentë duhet të dërgojnë në format elektronik këtë dokumentacion:

  • CV ( Curriculum Vitae), shqip ose anglisht
  • Letër Motivimi
  • Kopje e diplomës dhe listës së notave të nivelit “Master i Shkencave” Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR), ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  • Dokument që vërteton njohuritë e gjuhëve të huaja që zotëroni
  • Nëse është e mundur, letër-referenca nga ish punëdhënësit tuaj
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në [B]humanresources@umt.edu.al[/B] dhe [B]askendaj@umt.edu.al[/B], brenda datës 30 Prill 2022.
 


Apply
Back
Top