• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Suportit te Energjise

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
Specialist i Suportit te Energjise

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:

• Kryerjen e kontrolleve periodike të të gjitha Stacioneve te Plus Communication që furnizohen nga linja T.M dhe T.U, sipas ligjeve në fuqi (Rregulloreve të Shfrytëzimit dhe Sigurimit Teknik).
• Mirëmbatjen periodike (preventive maintenance) dhe kryerjen e riparimeve të pajisjeve elektromekanike në stacionet sipas udhëzimeve të dhëna.
• Ndjekjen dhe kontrollin e shërbimeve që bëhen nga të tretët në stacionet e PLUS-sit, në përputhje me kërkesat e PLUS.
• Raportimin e çdo problemi në stacionet që i përket statusit të Punëve Civile.
• Përfaqësimin e PLUS-in në marrëdhëniet me të tretët dhe veçanërisht me OSHEE për sqarimin e mosmarrëveshjeve të ndryshme me qëllim mbarëvajtjen dhe mosndërprerjen e punës në stacion.
• Kontrollin e saktësisë se faturave lidhur me leximin e sasisë së energjisë së konsumuar nga të gjithë stacionet e PLUS.
• Të qënë në gjendje gadishmërie si planifikuar nga supervizori dhe bazuar në procedurat e brendshme.
• Përpilimin dhe dorezimin e raportet teknike të kërkuara..
• Kryerjen në mënyrë të pavarur PM për pjesën Indoor dhe Outdoor.
• Koordinimin dhe ndjekjen e punimeve elektrike në stacionet e reja duke bashkërenditur ekspertizën teknike me sektorët apo departamentet e tjerë të përfshirë në proces.
• Kryerjen e detyrave të tjera që mund t’i caktohen nga supervizori direkt ose drejtori i departamentit.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

• Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike;
• 2 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme do të përbënin avantazh;
• Të ketë njohuri të mira në Sistemet Elektomekanike: Transformatorë, Rrjetet e Funizimit me Energji, UPS, Bateri, Gjeneratorë etj;
• Të ketë leje drejtimi të kategorisë B.
• Të jetë i gatshëm të kryejë dezhurne periodike;
• Të ketë aftësi te mira raportimi;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar.
• Të jetë fleksibël, të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të jetë i/e aftë të mësojë shpejt;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup.

Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.

Data e mbylljes së aplikimeve është 21 Dhjetor 2016
 


Apply
Back
Top