• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Prokurimeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Titulli i punës: Specialist i Prokurimeve


Specialisti i Prokurimeve është përgjegjës për të identifikuar furnitorët më të favorshëm, negociuar dhe përmirësuar kushtet dhe termat më të mira të bashkëpunimit sipas procedurës së prokurimit në PLUS.


Punëmarrësi është përgjegjës për:

• Përgatit dokumentacionin e tenderit (RFI/RFP/RFO) sipas procedurës së PLUS;
• Krijon dhe vendos marrëdhënie bashkëpunimi me furnitorët sipas termave dhe kushteve të kontatës;
• Negocion për të arritur dhe përmirësuar kushtet dhe termat për furnizimin e materialeve, produkteve dhe shërbimeve në PLUS;
• Analizon dhe përgatit vlerësimin e dokumentacionit të tenderit për përzgjedhjen e furnitorëve;
• Të zgjidhë mospërputhjet në fatura si dhe kushtet dhe termat e tjerë të procesit të prokurimit
• Të mundësojë dorëzimin në kohë të materialeve/produkteve sipas kushteve dhe termave të negociuara.


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

• 2-3 vjet eksperiencë në fushën e prokurimit në industinë e telefonisë celulare ose sektorë të tjerë të industrisë së telekomunikacionit;
• Të ketë diplomë universitare;
• Njohuri të sistemit SAP do të përbëjnë avantazh;
• Të organizojë dhe kryejë disa detyra njëkohësisht;
• Të jetë interaktiv dhe bashkëpunues me sektorët e tjerë;
• Të jetë analitik dhe i saktë;
• Të jetë i komunikueshëm;
• Të ketë njohuri të MS Office;
• Të njohë shumë mirë gjuhën angleze.


Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.

Data e mbylljes së aplikimeve është 14 Janar 2016
 


Apply
Back
Top