• Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST I AKSESIT NË NDËRTESA & AUDIT

TITULLI I PUNËS: SPECIALIST I AKSESIT N NDËRTESA & AUDITIT
DEPARTAMENTI: AUDITI, SIGURIA E RRJETIT & AKSESI NË NDËRTESA
RAPORTON TE: INXHINERI I AUDITIT & SIGURISË SË RRJETIT
AUTORIZIMI: MENAXHIMI I LARTË

PËRMBLEDHJE E PUNËS

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Negocion me administratorë, pronarë ose inxhinierë të ndërtesave të reja dhe ekzistuese, për të marrë akses në ndërtesa në rastet kur departamentit teknik nuk i jepet akses nga personat e mësipërm, këto veprime kryhen në bazë të një procedure të brendshme të shoqërisë.
  • Ruan dhe pasuron me informacionin ekzistues DB-në ekzistuese të ndërtesës së aksesit.
  • Mban kontakte dhe takime me departamentin teknik për ecurinë e procesit deri në zbatimin përfundimtar të fibrës.
  • Në bashkëpunim me departamentin teknik kujdeset për vazhdimësinë e kontratave.
  • Mban dhe kujdeset për nënshkrimin e dokumenteve përkatëse nga personat përgjegjës të shoqërisë.
  • Kontrollon në mënyrë periodike sistemet e menaxhimit të klientëve (CRM, Radius, etj.).
  • Hapja dhe ndjekja e ticket për parandalimin e dëmtimeve dhe difekteve në rrjetin fizik.
  • Çdo detyrë tjetër që ngarkohet nga eprori.
ARSIMI: Kërkohet diplomë bachelor

EKSPERIENCA: 2-3 vjet eksperiencë në këtë fushë ose në fushë të ngjashme

KUALIFIKIMET: Leje drejtimi

AFTËSITË:

  • Lojtar ekipor me motivim të lartë me aftësi të shkëlqyera sociale dhe komunikuese.
  • Komunikime të shkëlqyera verbale dhe me shkrim
  • Profesionalizëm dhe etikë të fortë pune.
  • Njohuri të gjuhës angleze të paktën në nivelin A2
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, Google Earth.
  • Inteligjenca emocionale
  • Dëgjim efektiv
  • Njohuri për produktet/shërbimet
  • Aftësi komunikimi
  • Aftësitë për zgjidhjen e "problemit".
Kandidatet e interesuar mund ti dergojne CV ne adresen e emailit hr@corp.tring.al brenda dates 30.04.2024
duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikojne.

Whatsapp: +355697007476
 


Apply WhatsApp
Back
Top