• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e trajnimi dhe zhvillimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profili i Kompanisë:
SEWS CABIND është pjesë e Grupit Sumitomo Electric Industries, një nga kompanitë më të mëdha industriale dhe financiare në botë.
Me seli në Collegno (TO) dhe pesë fabrika prodhimi midis Marokut dhe Polonisë, SEWS CABIND është një partner global në furnizimin e instalimeve elektrike dhe komponentëve për sektorin e automjeteve.
Në vitin 2019 SEWS CABIND filloi prodhimin afër Tiranës në Shqipëri dhe kompania është në një zgjerim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe tani ka dy fabrika operative me një të tretë në planifikim.

Pozicioni i punës: Specialist/e trajnimi dhe zhvillimi

Qëllimi i pozicionit të punës: Planifikon dhe administron programe që përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e punonjësve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Planifikon dhe ofron programe trajnimi per punonjësit e rinj, me fokus në proceset e orientimit dhe onboarding.
  • Zhvillon materialet e trajnimit dhe burime që trajtojnë rritjen e aftësive dhe angazhimit të punonjësve.
  • Bashkëpunon me përgjegjësit e departamenteve dhe liderat e grupeve për identifikimin e nevojave për trajnim.
  • Zhvillon programe trajnimi të persoalizuara.
  • Vlerëson efikasitetin e programeve të trajnimit dhe rekomandon përmirësime të mundshme.
  • Bashkëpunon ngushtësisht me zyrën HR për të garantuar përputhshmërinë me politikat dhe procedurat e zhvillimit.
  • Qëndron i përditësuar me trendet e industrisë dhe praktikat më të mira në trajnim dhe zhvillim.
Kompetencat – njohuritë dhe aftësitë

  • Diplomë Bachelor në HR, shkenca sociale, ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë në HR, trajnim ose menaxhim.
  • Njohuri të shkëlqyera të praktikave të trajnimit dhe zhvillimit.
  • Aftësi prezantuese dhe komunikuese të shkëlqyera.
  • Njohuri të Microsoft office.
  • Gjuhë e huaj - Anglisht
Vendndodhja: Bathore Kamez

Kandidatët mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e e-mail: rekrutime@sews-cabind.it ose në adresën e postës:
SEWS CABIND Shpk
Rruga Erzeni Bathore -Kamez
Per Departamentin e Burimeve Njerezore

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr. 9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top