• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Kontabilitiet

Kompania e mirëmbajtjes së Aeroportit TGA (TYRES GROUP ALBANIA)
Departamenti Duty Free Albaniakërkon të punësojë:

SPECIALIST/E KONTABILITETI

i/e cili/a do të raportojë tek Menaxheri i Departamentit të Kontabilitetit dhe Thesarit.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)


  • Përgatit raportet periodike financiare dhe pasqyrat e ndryshme brenda afateve dhe formateve të percaktuara.
  • Mirëmban dhe përditëson strukturat e llogarive dhe qendrave përkatëse të kostove.
  • Menaxhon kapitalin e punës dhe ndjek mbledhjen e llogarive të arkëtueshme.
  • Koordinon dhe siguron të dhënat për auditimet e brendshme dhe të jashtme.
  • Monitoron përputhshmërinë (faturat e furnitorëve për pagesë, faturat e klientëve, etj).
  • Asiston në formulimin e buxhetit të departamentit në përputhje me politikat dhe udhëzimet e buxhetimit.
  • Mirëmban grafikun e amortizimit.
  • Kontabilizimi i faturave të blerjes dhe përditesimi i programit financiar sipas faturave që vijnë në Self-Care.
  • Listëpagesa dhe kontabilizimi i saj.
  • Asistimi i supervizorit me detyra te tjera.

Kërkesat e pozicionit:


  • Diplomuar në Financë - Kontabilitet;
  • Njohje e legjislacionit Shqiptar të taksave dhe sistemeve të kontabilitetit;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Njohje e programeve kompjuterike (Paketa Office, Financa5).

Për të aplikuar për këte pozicion aplikantët duhet të aplikojnë duke derguar një CV të kohëve të fundit dhe portofolin e punës
në adresën e mëposhtme:
'ardit.borici@tga.al ose ne recepsionin e ndërtesës së Administratës (Rinas).

Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm aplikantet e kualifikuar.
 


Apply
Back
Top