• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Auditi

Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Auditi

Punonjes/e ne Departamentin e Auditit


Billa & Co Shpk me vendndodhje Autostrada Tirane – Durres , Km. 7, e cila eshte nje kompani e re , dinamike, me rritje vit pas viti, ne fushen e tregtimit te pllakave, parketit dhe hidrosanitareve, kerkon nje Punonjes në Departamentin e Auditit.

Detyrat:

  • Auditon dhe vlerëson veprimtarinë e kompanisë me qëllim përcaktimin e përputhshmërisë me procedurat /rregulloret e brendshme dhe aktet te ligjore.
  • Identifikon mundësite operacionale për ulje të kostove, zvogëlime të mundësive të gabimeve njerëzore duke dhënë rekomandimet përkatëse.
  • Harton raportin e auditimit për kontrollet e kryera, duke pasqyruar të gjitha vlerësimet dhe rekomandimet për procesin e audituar.
  • Vlereson proceset financiare dhe siguron që ato janë në përputhje me standardet
  • Vlerëson sistemet e informacionit nëse janë të përshtatshme, reale, të sakta, të shpejta e të nevojshme për drejtimin dhe kontrollin
  • Kryerjen e vlerësimeve të rrezikut për të identifikuar fushat kryesore të auditimit brenda kompanisë
Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
  • Diplome Universitare e Fakultetit Ekonomik, preferohet dega Financë -Kontabilitet
  • Te kete eksperience pune jo me pak se 1vit, preferohet ne kompani retail, tregti, zyre kontabiliteti dhe auditimi.
  • Te kete njohuri nga ana fiskale e legjislacionit tatimor, deklarimet tatimore Libra Blerje, Libra Shitje, Listepagesa dhe Pasqyrat Financiare.
  • Gjuhe e huaj Anglisht ose Italisht
  • Aftesi te mira te punes ne grup
  • Aftësi të spikatura analitike dhe raportimi;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Përdorues shumë i/e mire i Programeve financiare dhe MS Office
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: hr@billa.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Billa&Co Shpk.

 


Apply WhatsApp
Back
Top