• Tirane, ofroj vend pune Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Univers Promotions, është themeluar në vitin 2007, dhe brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur të jetë kompania lider e tregut të produkteve promocionale në Shqipëri, duke i shërbyer një game shumë të gjerë klientësh, në të cilin bëjnë pjesë shumica e kompanive multinacionale që operojnë në tregun tonë. Paralelisht me planin e zhvillimit të saj, Univers Promotions ofron mundësi rritjeje në karrierë me efekt kohor të shkurtër, ambient të ngrohtë pune dhe pagë konkuruese.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë kërkojmë të plotësojmë pozicionin vakant si më poshtë:

Pozicioni
: Këshillues Klienti
Vendodhja: Tiranë
Raporton tek: Menaxheri i Produktit

Përmbledhja e Pozicionit:
Fokusi kryesor është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm me qëllim maximizimin e transaksioneve dhe të mirëmbajë hapësirën që ka në përgjegjësi.

Detyra dhe Përgjegjësi:

· Pritja dhe shërbimi i klientëve ne pikën e shitjes, duke i ndihmuar në zgjedhjet e tyre.
· Përfshirja në kontrollin dhe menaxhimin e stokut.
· Përgjegjës për mirmbajtjen e rafteve dhe materialeve promovuese.
· Identifikimi, investigimi, rekrutimi dhe menaxhimi i mardhënieve me klientë të rinj.
· Zhvillimi dhe zbatimi i planit të punës në funksion të planit të biznesit të kompanisë.
· Bashkëpunimi me strukturat e tjera të kompanisë për realizmin final të porosive.

Aftësitë e kërkuara:
· Aftësi të mira analitike, negociuese dhe shitëse.
· Të jetë I/e pavarur, ambicioz/e, dhe I orientuar drejt rezultateve.
· Komunikimi dhe puna në grup.
· I organizuar, fleksibël, entuziast/e, konfident/e.
· Preferohet experience 2-vjecare në shitje ( jo e domosdoshme).

Të domosdoshme:
· Gjuha angleze (preferohet niveli “business”)
· Programet bazë kompjuterike (Word, Excel)


Tel. : 044402277
 


Apply
Back
Top