TEG

  • Tirane, ofroj vend pune Sherbim Klienti / Suport Anti-Covid

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Sherbim Klienti
Gjuha
NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

TEG sh.p.k është pjesë e BALFIN Group, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Pozicioni: Shërbim Klienti / Suport Anti-Covid
Departmenti: Operativ
Location: TEG

Përshkrim i Pozicionit të Punës:
Stafi i Shërbimit të klientit është përfaqësues i brandit dhe imazhit të qëndres tregtare përballë klienteve. Shërbimi i klientit duhet të bëjë gjithçka të nevojshme për t’i dhënë gjithë informacionet e nevojshme klienteve në lidhje me përdorimin dhe respektimin e masve mbrojtëse ndaj Covid-19.

Detyra dhe përgjegjësitë:

  • Informojnë klientët, stafin e qendrës dhe stafin e dyqaneve mbi zbatimin e masave mbrojtës ndaj Covid-19 (përdorimi i maskave).
  • Masin temperaturën në çdo hyrje të qëndrës për çdo klient apo staf.
  • Kryejnë shitjen e maskave si pjesë e masave mbrojtës ndaj Covid-19.
  • Dorëzimi i gjëndjes së arkes ne fund të turnit apo dites. Mban përgjegjësi materiale për diferencat (nese ka) të cash-it nga inentari fizik me sistemin.
  • Njohin dhe respektojne etiken e komunikimit, paraqesin vetëkontroll në situata të caktuara.
  • Njohin me përpikmëri Protokollin e Masave Higjeno-Sanitore Covid-19 si dhe azhornohen me të rejat më të fundit mbi zhvillimin e situatës se pandemisë nga Institucinet përgjegjëse.
  • Përgjigjen gjithmonë me mirësjellje, përshendesin klientet që kerkojnë informacion duke respektuar distancat.
  • I pergjigjen me saktesi çdo kërkesë të klienteve mbi infromacione të ndryshme.

Kanë njohuri të sakta mbi:


  • Oraret e funksionimit të qëndrës
  • Oraret e transportit
  • Ofertat promocionale
  • Harten e dyqaneve, te bareve dhe te ambjenteve argetuese, atm, exchange, tuletet, ashensore, vendet e tjera te sherbimit, etj
  • Oraret e funksionimit të administrates dhe të njohin mirë hierarkinë


Kërkesat e Pozicionit:
• Eksperiencë e mëparshme pozicione të ngjashëme përbën avantazh.
• Diplomë e Shkollës së Mesme, ose në vijim të studimeve për Bachelor.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
• Preferohet njohja e gjuhëve angleze ose e gjuhëve të tjera të huaja.
• Njohja dhe përdorimi i kasës fiskale.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.


Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 14/03/2022 nëpërmjet një nga mënyrave si më poshtë:

  • Në adresën e e-mail: hr@acrem.al
  • Ose pranë pikes së Informacionit TEG, ne katin 0.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top