• Tirane, ofroj vend pune Senior Specialist i Raportimit dhe Kontrollit Financiar

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Senior Specialist i Raportimit dhe Kontrollit Financiar”.


Përgjegjësitë:
· Merr pjese ne pergatitjen e pasqyrave financiare te konsoliduara dhe raporteve te tjera financiare per bordin drejtues, pronareve, institucionet shteterore dhe financiare.
· Pergatit raporte te performances financiare te kompanise, divizioneve dhe departamenteve, duke krahasuar realizimet me buxhetin.
· Merr pjese ne pergatitjen e buxhetit vjetor dhe perditesimin mujore te tij.
· Suporton ne pergatitjen e pasqyrave financiare vjetore sipas SNK dhe SKK respektivisht per pronaret dhe institucionet shteterore.

Ndermerr kontrolle te brendshme te kompanise dhe filjaleve te saj si me poshte:
· Me zgjedhje kontrollon saktesine e rregjistrimeve kontabel.
· Me zgjedhje kontrollon qe dokumentat per taksat jane perpiluar sakte dhe paguar ne kohe.
· Me zgjedhje kontrollon saktesine e faturimit dhe arketimit te klienteve.
· Me zgjedhje kontrollon qe furnitoret te jene paguar sipas kontrates.
· Inventarizim fizik i dyqaneve dhe magazianve qendrore.



Profili:
Diplome ne Ekonomi / Finance / Kontabilitet
Master ne finance ose MBA
Eksperience ne fusha te ngjashme
Aftesi te mira komunikues me palet e treta dhe me stafin
Njohje shune e mire e gjuhes angleze


Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Aplikimet do te pranohen deri ne date 15 shtator 2019

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top