• Tirane, ofroj vend pune SENIOR RECRUITMENT SPECIALIST

attachment.php


Dimension HR po kërkon të rekrutojë një SENIOR RECRUITMENT SPECIALIST për një nga klientët e saj, lider në industrinë FMCG.



DETYRAT E POZICIONIT
- Koordinon me drejtuesit e departamenteve për të identifikuar nevojat e punësimit dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve në baze të afateve të përcaktuara;
- Harton dhe përditëson databazë të saktë të pozicioneve vakante;
- Identifikon kandidat të kualifikuar dhe potencial përmes kanaleve online, si: LinkedIn dhe rrjeteve të tjera profesionale;
- Harton përshkrimet e punës në bashkëpunim me drejtuesit dhe kryen publikimin e tyre sipas standarteve të kompanisë;
- Përpilon listat e kandidatëve më të përshtatshëm duke vlerësuar CV-të, portofolat dhe referencat e tyre;
- Identifikon teknika të ndryshme për procesin e intervistimit dhe metoda vlerësimi;
- Identifikon, zhvillon dhe promovon element të ndryshëm për të krijuar fushata rekrutimi ose pjesëmarrje në panaire të rëndësishme;
- Identifikon trendet e fundit të industrisë;
- Dërgon ofertat e punësimit dhe informon kandidatët për listën e dokumentacionit;
- Informon dhe koordinon për datat e punësimit të kandidatëve midis drejtuesve dhe specialisteve te BNJ;
- Ndjek të gjithë procesin administrativ të rekrutimit, intervistat, teste apo prezantime të ndryshme duke u bazuar në profilet e kërkuara;
- Dokumenton komentet e intervistave dhe vlerësimet e ndryshme të elementeve të përdorur në procesin e rekrutimit;
- Përgjegjës për identifikimin dhe bashkëpunimin me agjensitë e rekrutimit kombëtare dhe ndërkombëtare.




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë e Arsimit të lartë/ Bachelor (Ekonomik/ Ligjor/ Menaxhim i Burimeve Njerëzore);
Eksperienca: 5 vjet përvojë të përgjithshme në fushën e burimeve njerëzore, (3 vite në fushen e rekrutimit);

Aftësi:

· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri të mira të MS Word, Excel dhe PowerPoint;
· Aftësi të mira në përdorimin e rrjeteve sociale profesionale (Linkedin, Talent Solutions, si një burim aktiv i kandidateve).
· Përvoja me punësimin ndërkombëtar është një avantazazh;
· Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese;
· Aftësitë vendimarrëse;
· Aftësi të menduarit kreativ dhe analitik;
· Aftësitë të menaxhimit të kohës dhe stresit.




Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Senior Recruitment Specialist»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.



JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.



 


Apply WhatsApp
Back
Top