• Tirane, ofroj vend pune - Sales and Marketing Manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Sales and Marketing Manager

Kompania Hidro-Sistem sh.p.k me adresë te Rruga "Muhedin Llagani", Kompleksi Square 21,
e cila merret me import-eksportin e produkteve hidraulike, ngrohje-ftohje, kondicionerë, paneleve diellore etj, të markave të ndryshme
kërkon të punësojë Specialiste Marketingu dhe Shitje (F) .

Detyrat dhe Përgjegjësitë



  • Përmirëson vazhdimisht Marketingun online duke grumbulluar dhe analizuar të dhënat e duhura për Rrjetet Sociale.
  • Planifikon dhe zhvillon strategjitë marketing në bazë të buxhetin përkatës.
  • Krijon materiale promovuese për shërbimet dhe produktet e kompanisë dhe realizon fushata promocionale.
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera duke identifikuar pikat kryesore për fokus dhe për të koordinuar / miratuar veprimet.
  • Pergatit raporte ne lidhje me efektivitetin e fushatave marketing online
  • Ndjek në mënyrë te vazhdueshme të gjitha zhvillimet teknologjike dhe kulturore, duke promovuar të gjitha produktet dhe shërbimet që ofrohen.
  • Krijon dhe optimizon faqet e kompanisë për të rritur shikueshmërinë e
    publikimeve online të kompanisë
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marredhenieve me klientet;
  • Implementimi në mënyrë të sukseshme i strategjise se shitjes


Kualifikimet dhe Aftësitë



  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet në shkencat Ekonomike, Komunikimit ose Marketing
  • Eksperienca e punes perben avantazh
  • Të zotërojë në nivel shumë të mirë gjuhën e huaj Anglisht
  • Të njohë shumë mirë Paketen Office, përbën avantazh njohja e programeve profesionale per design
  • Te kete aftesi per te punuar ne grup dhe per te bashkepunuar me koleget
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe vendim marrëse.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën email: engineer@hidrosistem.al
ose të kontaktojnë në numrin e telefonit +355 69 404 8329

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar,
vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.



Cel. : +355694048329
 


Apply WhatsApp
Back
Top