• Tirane, ofroj vend pune Residential Billing &Collection

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për vend vakant
Mundësi e re punësimi për të interesuarit!
Digicom, operatori i vetëm 100% me fibër optike, vijon të rritet si kompani dhe të kërkon ty të bëhesh pjesë e ekipit tonë.
Nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e departamentit të Finances të ftojmë të aplikosh për pozicionin e mëposhtëm.
Titulli pozicionit : Residential Billing &Collection
Detyrat dhe përgjegjësitë
Pozicioni është përgjegjës për faturimin, arkëtimin dhe kontrollin e detyrimeve të klientëve rezidencial.Monitoron dhe rakordon në vazhdimësi burimet e pagesave.

1. Eshtë përgjegjëse për regjistrimin e faturave dhe arkëtimeve të klientëve rezidencial në sistemin e faturimin.
2. Monitoron në vazhdimësi burimet e pagesave të klientëve dhe bën regjistrimet përkatëse. Këto përfshijnë por pa u kufizuar në:

  • Dyqanet Digicom
  • Distributoret Digicom.
3. Menaxhon procesin e credit notes për klientët rezidencial. Sigurohet që kërkesat e shitjes janë konform ligjislacionit në fuqi dhe procedurave të brendshme të kompanisë. Perpilon credit notes.
4. Monitoron, kontrollon dhe rakordon mbylljet ditore të dyqaneve me CRM dhe raportet e paisjeve fiskale. Raporton për problematikat.
5. Rakordon librat e arkës së agjentëve me pagesat e klientëve të tyre në CRM. Sigurohet që të gjithë klientët pagues janë reflektuar edhe në liber dhe cash është depozituar nëbankë.
6. Arkëton fondet e pikave distributore dhesigurohet që procesi të jetë i dokumentuar.
7. Kontribuon në përgatitjen e librit të shitjeve dhe detyrimeve të tjera tatimore.
8. Organizon cash counts të pikave të shitjes Digicom.
9. Ndihomon nëpërgatitjen e raporteve mujore dhe procesin e auditimit.
10. Kryen çdo detyrë tjeter të kërkuar nga eprorët e saj/tij brenda departamentit të financë-kontabilitetit




Kërkesa për kandidatët

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë dega Financë
  • Të ketë eksperiencë pune,perben avantazh në kompani telekomunikacioni
  • Te ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
  • Të dijë të përdorë programin Financa 5.0
  • Të jetë analitik dhe i saktë;
  • Të organizoj dhe kryejë disa detyra njëkohësisht;
  • Të jetë i/e komunikueshëm;
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze.


Tu duk interesant si pozicion? Atëherë mos vono, dërgo CV e përditësuar dhe dokumentet e tjerë në hr@digicom.al dhe të urojmë suksese. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapa të mëtejshëm.
www.digicom.al
 


Apply
Back
Top