• Tirane, ofroj vend pune Recruiting Specialist

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profili i Kompanisë:

SEWS CABIND është pjesë e Grupit Sumitomo Electric Industries, një nga kompanitë më të mëdha industriale dhe financiare në botë.
Me seli në Collegno (TO) dhe pesë fabrika prodhimi midis Marokut dhe Polonisë, SEWS CABIND është një partner global në furnizimin e instalimeve elektrike dhe komponentëve për sektorin e automjeteve.
Në vitin 2019 SEWS CABIND filloi prodhimin afër Tiranës në Shqipëri dhe kompania është në një zgjerim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe tani ka dy fabrika operative me një të tretë në planifikim.

Pozicioni i punës: Recruiting Specialist

Qëllimi i pozicionit të punës: Përdor strategjitë e marketingut për të tërhequr kandidatë cilësorë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Planifikon dhe menaxhon strategjitë e marketingut të rekrutimit.
  • Planifikon, administron, gjurmon dhe raporton fushatat mediatike të rekrutimit.
  • Mbikëqyr faqet e karrierës së kompanisë, mban kontaktet me agjencitë e rekrutimit dhe zyrat lokale të punës.
  • Zhvillon dhe monitoron eventet e rekrutimit.
  • Bashkëpunon ngushtësisht me zyrën HR për rishikimin e pozicioneve dhe reklamimin e pozicioneve vakante të punës.
  • Mbikëqyr vazhdimisht respektimin e parimeve dhe rregullave të cilësisë nga operatorët në procesin e prodhimit.
  • Identifikimi i taktikave dhe platformave më efektive për të tërhequr kandidatët.
  • Bashkëpunon me departamentin e marketingut dhe HR në lidhje me iniciativat e marketingut.

Kompetencat – njohuritë dhe aftësitë.


  • Diplomë Bachelor në HR, marketing, ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë në HR, marketing ose rekrutim.
  • Njohuri të shkëlqyera të strategjive të employer branding dhe proceseve të rekrutimit.
  • Mendim kreativ dhe aftësi komunikuese të shkëlqyera.
  • Njohuri të software-ve të rekrutimit.
  • Aftësi për të qëndruar i përditësuar me trendet marketingut dhe reklamimit ne industrinë e rekrutimit.

Vendndodhja
: Bathore Kamez
Kandidatët mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e e-mail: rekrutime@sews-cabind.it ose në adresën e postës:

SEWS CABIND Shpk
Rruga Erzeni Bathore -Kamez
Per Departamentin e Burimeve Njerezore
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr. 9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top