• Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
  1. italisht
Klinika Dermolife në kuadër tē zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë një Recepsioniste(Femer). Në këtë pozicion, ju do të jeni përgjegjës për sjelljen dhe menaxhimin e klientëve, menaxhimin e rezervimeve dhe anullimeve në mënyrën më efektive dhe detyra të tjera të cilat do të trajtohen si më poshtë.



Detyrat


  • Realizon në mënyrën e duhur dhe efikase proçesin e kryerjes së telefonatave drejtuar klientëve për dhënien e informacionit në lidhje me shërbimet që ofron klinika;
  • Realizon proçesin e informimit të vizitorëve në lidhje me shërbimet e klinikës, fasiliteteve dhe orareve të operimit të klinikës;
  • Njihet me sistemet e menaxhimit të klinikës;
  • Kryen rezervimet në përputhje me proçedurat standarde të operimit;
  • Komunikon dhe bashkëpunon me Departamentin e Marketingut;
  • Mirëmban skedarët dhe raportet sipas kërkesave specifike;
  • Kujdeset që të regjistrojë saktësisht të gjitha rezervimet, paketat dhe zbritjet speciale;
  • Menaxhon dhe dërgon konfirmimet sipas kërkesave të klientëve;
  • Kupton dhe aplikon politikën e klinikës për rezervimet e garantuara dhe ato rezervime në të cilat klienti nuk paraqitet në klinikë.


Kualifikimet

Kërkesat (Aftësitë kryesore)

  • Të jetë njohës i mirë i gjuhës ITALIANE;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve;
  • Kandidati duhet të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Të ketë përvojë në trajtimin e çështjeve të shërbimit ndaj klientit dhe të jetë bashkëpunues;
  • Të jetë fleksibël për t'iu përshtatur situatave të ndryshme në punë;
  • Të ketë aftësi të forta kompjuterike me njohuri të programeve të Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës italiane, gjuhët e tjera konsiderohen avantazh.


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në hr@dermolife.al
 


Apply
Back
Top