• Tirane, ofroj vend pune PUNETOR

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor | Ndihmesa
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
NJOFTIM

PUNËTOR PËR MBUSHJE BOMBULASH, NGARKIM – SHKARKIM BOMBULASH


“Messer Albagaz” sh.p.k.
është shoqëri tregtare me veprimtari prodhimin, shpërndarjën dhe shitjën e gazeve industriale, mjekësore dhe speciale, si dhe te pajisjeve qe lidhen me to.
Më poshtë gjeni njoftimin për vendin e hapur të punës, për pozicionin e “PUNËTORIT PËR MBUSHJE BOMBULASH”.

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS

  1. Të punojë në te gjithë impiantet e shoqërisë në përputhje me dokumentacionin teknik përkatës dhe rregullat profesionale;
  2. Ta mbajë impiantin, vendin e punës dhe pajisjet në kushte pune dhe të pastra;
  3. Të informojë eprorët rreth problemeve gjatë funksionimit normal të impiantit, nevojën për riparime, blerjen e materialeve të para, pjesëve të këmbimit, etj;
  4. Të kontrollojë dhe raportojë për rezerva të caktuara të produkteve apo materialeve të para;
  5. Të mbushi cilindrat me gaz në përputhje me rregulloret profesionale;
  6. Të kryejë kontrollin vizual të cilindrave, shpëlajë cilindrat, t’i mbajë ata në gjendje të mirë, të përshtatshme për përdorim;
  7. Të shënojë/markojë cilindrat siç duhet;
  8. Të respektojë dhe aplikojë të gjitha rregulloret dhe masat për mbrojtjen, si dhe masat mbrojtëse për mjedisin dhe të përdori pajisje personale mbrojtëse;
  9. Të mbajë të dhëna të përditësuar dhe të detajuara rreth prodhimit;
  10. Të kryejë të gjitha detyrat e tjera që do t’i caktohen nga Drejtuesi i Prodhimit, Drejtori i Zyrës Teknike apo eproret te tjere .
  11. Të kujdeset për pastërtinë dhe rregullsine e vendit te punes.
KANDIDATËT QË DO APLIKOJNË DUHET TË PLOTËSOJNË KËRKESAT SI MË POSHTË:

· Preferohet të ketë pervojë të mëparshme në mbushjen dhe ngarkimin – shkarkimin e bombulave. Nuk përjashtohen kandidatet pa përvoje pune të mëparëshme.
·
Mosha deri 40 vjeç.



Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë te adresat si më poshtë, deri më date 10.11.2023.

Na kontaktoni:

[FONT='inherit']ilva.spiro@messer.al[/FONT]
+355686060233
 


Apply WhatsApp
Back
Top