• Tirane, ofroj vend pune Punetor Magazine (Palmar)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Laprake | Spitali ushtarak | Dogana
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Supermarketi BioJu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershën në biznes.
Aktualisht kompania po kërkon të punësojë punonjës për pozicionin Punëtor Magazine.
Përmbledhja e pozicionit: Një punëtor magazine është përgjegjës për stokun fizik në magazinë, mirëmbajtjen, operimin e magazinës si funksion operacional. Gjithashtu pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dërgimin e transfertave, sistemimin dhe mirëmbajtjen e kategorive dhe qarkullimin e mallit në magazinë dhe në supermarket.

Kriteret e kërkuara:

  • Mban pastër dhe të rregullt magazinën duke u përkujdesur në mënyrë ditore;
  • Sistemon në mënyrë të vazhdueshme kategorinë për të cilën është përgjegjës apo që i delegohet nga supervizori i magazinës;
  • Përgatit porosinë e artikujve për departamentet sipas kërkesës;
  • Kujdeset që gjatë lëvizjes së mallit në ambjentet e magazinës, produktet të mos dëmtohen dhe të jenë gati për shitje në gjendje perfekte;
  • Bën pranimin e furnizimit sipas udhëzimeve të supervizorit të magazinës;
  • Bën shkarkimin dhe ngarkimin e produkteve në mjetet e kompanisë.
Kërkesat:

  • Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme
  • Të paktën një vit përvojë në magazinim
  • Të zotërojë leje drejtimi, klasi B.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B]
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top