• Tirane, ofroj vend pune PEDAGOG

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shkenca | Akademi
Gjuha
SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, në kuadër të procesit të plotësimit të personelit akademik të Departamentit të Drejtësisë, kërkon të punësojë personel akademik efektiv, në pozicion pune me përshkrimin:

Personel akademik efektiv pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Shkencave Kompjuterike
Kandidati fitues do të ketë si përgjegjësi zbatimin e të gjitha detyrimeve që përcaktohen në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe zbatimin e detyrimeve që përcaktohen në statutin dhe rregulloret e SHLUJ “Universitetit Marin Barleti” për pozicionin që do të mbulojë.


Kandidati duhet të përmbushë këto kritere:

  • Të jetë i diplomuar në fushën e Arkitekturës/ Inxhinierisë së Ndërtimit/ Dizajnit/ Mekanikë/ Energjitikë;
  • Të ketë së paku gradën shkencore “Doktor;
  • Të ketë përvojë në mësimdhënie në fushat e kërkuara;
  • Të ketë përvojë në kërkim shkencor;
  • Të jetë njohës i të paktën një gjuhe të huaj.


Kandidatët aplikues, deri në datën 31 Korrik 2019, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në “Universiteti Marin Barleti”, Rr.e Kosovarëve, Tiranë, në formë të printuar ose në adresën elektronike hr@umb.edu.al, dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kopje të noterizuar të diplomave dhe listës së notave të studimeve universitare dhe pasuniversitare;
  • Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe dhe angleze, në formatin Europass;
  • Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
  • Një kopje të një: 1- punimi shkencor dhe 2- sylabusi të hartuar personalisht për njërën nga fushat e përcaktuara në lajmërim;
  • Dy kontakte reference. (opcionale)

Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme do të njoftohen për një intervistë individuale me Komisionin ad hoc të ngritur për këtë proces përzgjedhjeje.


Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top