Tirane, ofroj vend pune part time Mjek
- Tirane
- Tipi
-
- Fusha | Profili i punes
-
- Profesioni | Fusha?
- Gjuha
-
Mjeku i Kompanisë ka një rol kryesor në menaxhimin e shëndetit profesional në vendet e punës. Ai/ajo do të bashkëpunojë me Punëdhënësin dhe personin përgjegjës të ngarkuar për Shëndetin & Sigurinë, për të përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në vendet e punës.
[h=1]1Profili profesional[/h]Ai/ajo duhet të përmbushë sa vijon:
Preferohet të ketë:
Në rekrutimin e mjekut të kompanisë, përparësi do t'u jepet atyre individëve që përmbushin "Kriteret të cilat preferohen".
[h=1]1Detyrat kryesore:[/h]Sa vijon janë detyrat kryesore të zakonshme të mjekut të kompanisë:
[h=1]1Profili profesional[/h]Ai/ajo duhet të përmbushë sa vijon:
- të ketë kryer specializimin si mjek / mjek i sëmundjeve profesionale / mjek i punës;
- të jetë pajisur me të drejtën e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekëve;
- të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet;
- të flasë gjuhën shqipe;
- përveç gjuhës amtare të flasë anglisht (rrjedhshëm), italisht (mirë);
Preferohet të ketë:
- specializim në mjekësi profesionale ose higjienë dhe mjekësi parandaluese ose mjekësi ligjore;
- të ketë dhënë kumtime në universitet mbi mjekësinë profesionale/mjekësinë parandaluese për punonjësit dhe psikoteknikën/toksikologjinë industriale/ psikologjinë profesionale dhe higjienën/klinikën e punës;
- të ketë 10 vjet përvojë në fushën e mjekësisë profesionale;
Në rekrutimin e mjekut të kompanisë, përparësi do t'u jepet atyre individëve që përmbushin "Kriteret të cilat preferohen".
[h=1]1Detyrat kryesore:[/h]Sa vijon janë detyrat kryesore të zakonshme të mjekut të kompanisë:
- të sigurojë për perimetrin e tij/saj të aktiviteteve përmbushjen e Ligjit nr. 10237 / 2010 dhe çdo ligj tjetër të zbatueshëm;
- të kontribuojë në hartimin e vlerësimit të riskut për perimetrin e aktiviteteve;
- të marrë pjesë në këshill për shëndetin dhe sigurinë, kur kërkohet nga punëdhënësi;
- të vizitojë ambientet e kompanisë kur kërkohet nga punëdhënësi dhe të bie dakord me personin përgjegjës të ngarkuar për shëndetin dhe sigurinë;
- të kryejë vizita para marrjes në punë, si dhe vizita periodike (mundësisht në studion e saj/tij);
- të shprehë “aftësinë në punë” të plotë, të pjesshme ose të munguar, për të gjithë punonjësit e kompanisë dhe të përgatisë një raport për çdo rast, i cili duhet të përfshihet në dosjen e punonjësit;
- të mbajë të përditësuar një dosje personale për secilin punonjës, mbi aftësinë e tij / saj për punë, në lidhje me privatësinë e personit;
- të mbajë shënim rezultatet lidhur me mbikëqyrjen shëndetësore;
- të raportojë tek Punëdhënësi dhe tek të gjithë aktorët e brendshëm rezultatet e mbikëqyrjes shëndetësore;
- t’u shpjegojë punonjësve kuptimin e mbikëqyrjes shëndetësore, që punëtorët i nënshtrohen;
- të përmbushë, në emër të punëdhënësit, të gjitha detyrimet ligjore të cilat lidhen me sëmundjet profesionale;
- të nxjerrë protokollin e mbikëqyrjes shëndetësore;
- të kryejë mbikëqyrjen shëndetësore;
- të bashkëpunojë me laboratorët, për analiza të cilat janë të nevojshme për kryerjen e mbikëqyrjes shëndetësore;
- të mbështesë Drejtorin e Shëndetit, Sigurisë & Mjedisit, në rast të kontrollit ose pagesave nga agjencitë e përmbarimit;
- të ofrojë (përfshihet dizajni) Trajnim mbi Shëndetin Profesional dhe aktivitetet informuese, sipas një plani të rënë dakord me Drejtorin e Shëndetit, Sigurisë & Mjedisit dhe të miratuar nga Niveli Drejtues;
- të kontribuojë në përkufizimin e strategjisë së komunikimit të brendshëm dhe hartimin e përmbajtjeve në lidhje me Shëndetin në Punë;
- të përmbushë çdo çështje tjetër lidhur me shëndetin dhe sigurinë në punë, në vendet e punës, të cilat mund të lindin gjatë kohëzgjatjes së kompanisë ose nga Kontrata e Mirëmbajtjes me TAP.
Apply