• Tirane, ofroj vend pune Përgjegjëse e Zyrës së Financës

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
attachment.php

Universiteti Metropolitan Tirana rekruton per pozicionin Përgjegjëse e Zyrës së Financës

Ju jeni mbajtës I diplomës të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND), jeni njohës I gjuhës angleze dhe zotëroni gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur, zoteroni aftesi kompjuterike dhe njihni mire programet MS Office, nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale dhe keni vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.
Ju zotëroni aftësitë e nevojshme profesionale, keni eksperiencë pune, plotesoni kriteret e specifikuara me poshte shfaqni aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup atëherë ju jeni kandidati I duhur për pozicionin e lirë të punës si Pergjegjese e Zyres se Finances.

Përshkrimi i punës, detyrat, funksione dhe pergjegjësi:


Pergjegjesi i Zyrës së Financës është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës pranë këtij sektori, i cili kryen detyrat si më poshtë :
Mbulon të gjitha veprimet financiare që lidhen me shpenzimet për veprimtarinë e universitetit si pagesat e personelit, sigurimet shoqërore, bursat e studentëve, shpenzimet operative, pagesat e studentëve, etj;
Përgatit dokumentimin e të gjithë transaksioneve financiare të realizuara;
Përpilon pasqyrat financiare dhe mbylljen e bilancit vjetor të UMT, njësive kryesore, si dhe delegon detyra vartësve të tij;
Harton dhe ndjek zbatimin e buxhetit të miratuar nga Bordi i Administrimit;
Rakordon çdo muaj situacionin e shpenzimeve;

Informon vazhdimisht Drejtorin e Drejtorisë se Finances dhe Shërbimeve Mbështetëse e UMT-së për ecurinë financiare të universitetit;
Evidenton të gjitha të dhënat ekonomike që i duhen drejtuesve të Fakulteteve, projekte dhe aktivitete të ndryshme;
Ndjek ecurinë financiare të projekteve shkencorë sipas planit financiar të miratuar dhe kontratave përkatëse të nënshkruara si dhe veprimtari të tjera;
Mbledh si dhe kontrollon dokumentacionin e bursave të studentëve, dokumentacionin për përjashtimin si dhe reduktimin nga tarifa vjetore e studimit për studentët në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi;
Propozon komisionin e inventarizimeve duke ja paraqitur propozimet e tij Drejtorit te Drejtorisë se Finances dhe Shërbimeve Mbështetëse të univeristetit;
Ndjek realizimin e të ardhurave dhe bën rakordimet perkatëse;

Procedura e rekrutimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive mbi të cilat do të zhvillohet intervista:


Kualifikimet/Kërkesat:

Të ketë kryer arsimin e lartë Ekonomik, preferohet në Finance/Kontabilitet;
Mbi 5 vite eksperiencë të ngjashme;
Përdoruese shume e mire e paketes MS Office dhe Programeve financiare;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Aftësi shumë të mira analitike dhe aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit nen varësi.
Në intervistë, kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Kandidatët konkurrentë duhet të dërgojnë në format elektronik këtë dokumentacion:


  • Kërkesë me shkrim.
  • CV ( Curriculum Vitae)
  • Kopje e diplomës dhe listës së notave të nivelit “Master i Shkencave”
  • Referenca te meparshme
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në [B]humanresources@umt.edu.al[/B]
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
 


Apply
Back
Top