• Tirane, ofroj vend pune Përgjegjës/e Finance për Strukturë Hotelerike

ATDG_Cover.jpg


ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Përgjegjës/e Finance për Strukturë Hotelerike

Përshkrim i përgjithshëm

Përgjegjësi/sja e Financës do të punojë së bashku me ekipin në bashkëpunim të ngushtë me Drejtuesin e Departamentit të Financës dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Kontroll i detajuar i regjistrimeve në Alpha Web;
• Kontroll i të gjitha dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
• Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve me mjetet monetare;
• Rakordimi i klientëve dhe furnitoreve, kasa fiskale, poss banke etj;
• Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
• Raporton dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si dhe nxjerr diferencat sa herë i kërkohet dhe sa herë e shikon të arsyeshme;
• Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
• Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
• Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së përgjegjësit te financës;
• I/E aftë për të marrë përgjegjësi;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

• Diplomë Universitare dega Financë- Kontabilitet;
• Të ketë eksperiencë jo më pak se 5- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
• Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
• Njohuri shumë të mira në programin Alpha Web;
• Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
• Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
• Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
• Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
• Fleksibilitet me orarin e punës;

Shënim: Në rast se do të jetë e nevojshme duhet të lëvizi edhe në strukturën hotelerike.
Aplikantët të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: hr@atdg.al ose të telefonojnë në numrin +355686082912
 


Apply WhatsApp
Back
Top