• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues/e Mjekësor/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Farmaceutik
Gjuha
  1. anglisht
SPRING-PHARMA-cover-850.jpg


Spring Pharma
kërkon që t'i bashkohet ekipit të saj: Përfaqësues/e Mjekësor/e

Kandidati/ja duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
  • Të ketë përvojë pune në këtë fushë, ose të ngjashme.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe në prezantim produktesh.
  • Të ketë përfunduar studimet e larta (e preferueshme profili mjekësor ose Shkencat e Natyrës).
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, si edhe të paketës Microsoft Office.
  • Të zotërojë lejë të drejtimit të automjetit.
Detyrat kryesore:
  • Të promovojë produktet mjekësore në mjekë dhe farmaci;
  • Të zhvillojë dhe mbajë marrëdhënie korrekte me bashkëpunëtorët;
  • Të realizojë dhe planifikojë vizita periodike në terren;
  • Të realizojë raportime periodike të punës te personat përgjegjës;
  • Të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimit me kolegët dhe bashkëpunëtorët.
Pagesa: Konkurruese.

Ju mirëpresim!

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: info@springpharma.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Të dhënat e aplikantëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887,
datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.
 


Apply
Back
Top