• Tirane, ofroj vend pune Oficer/e i Riskut Operacional

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
OFICER I RISKUT OPERACIONAL


Roli kryesor i punes se Oficerit te Riskut Operacional eshte identifikimi dhe eliminimi i cdo risku qe mund te coje ne humbje apo demtim te aseteve te shoqerive te kursim kreditit apo ne detyrime ligjore. Qellimi i manaxhimit te riskut operacional eshte te mbroje shoqerine e kursim kreditit, anetaret e saj, reputacionin, asetet dhe te gjithe kontribuesit duke identifikuar, vleresuar, dhe manaxhuar te gjitha kercenimet ne arritjen e objektivit te biznesit te shkk-se. Puna e oficerit te riskut operacional eshte identifikimi dhe pakesimit te kercenimeve apo risqeve, te hartoje plane per te menjanuar risqet ne te ardhmen dhe te hartoje plane specifike nese gjerat shkojne keq, duke vendosur se si te menjanoje, te ule ose te trasferoje risqet.


Pergjegjesite:

1- Planifikimin, hartimin dhe zbatimin e nje procesi te pergjithshem te manaxhimit te riskut operacional per Shoqerite e Kursim kreditit.
2- Te assistoje Keshillin Drejtues te Shoqerise se Kursim Kreditit ne hartimin e nje strategjie per manaxhimin e riskut.
3- Te zhvilloje vleresime te rregullta risku per shoqerine e kursim kreditit , qe perfshin analizen e riskut dhe identifikimin e matjen e efektit te riskut ne biznesin e Shkk.
4- Raportimin e riskut ne nje menyre te pershtatshme tek: Keshilli Drejtues ne menyre qe ata te kene te qarte risqet me te medha; tek Menaxhimi per t'u siguruar qe ata kane te qarta risqet prezente.
5- Te hartoje politika kontrolli dhe plotesim te standarteve duke perfshire lidhjet e kontrollit te jashtem dhe te brendshem.
6- Te organizoje trainime te vazhdueshme per te rritur ndergjegjesimin e stafit ne lidhje me riskun operacional brenda Shkk-se

Kandidati i sukseshem:

1- Aftesi shume te mira komunikimi dhe prezantimi
2- Aftesite analitike dhe per te zgjidhur problemet per te identifikuar riskun e mundshem dhe per te gjetur zgjidhjen e pershtatshme
3- Nje eksperience pune te pakten 3 vjecare ne fushen e manaxhimit te riskut, sigurimeve, apo ligjore
4- Aftesi planifikuese dhe organizuaese
5- Diplome Universitare ne ekonomi , ose drejtesi
6- Aftesi shume te mira ne perdorimin e programeve kompiuterike si Excel;Word dhe Power point

Afati i dorezimit te aplikimeve: Te gjithe te interesuarit jane te lutur te dergojne CV e perditesuar dhe Leter Motivimi me pershkrimin “Oficer i Riskut Operacional”, brenda dates 04 Shtator 2019, ne adresen: contact@unionijehona.org
 


Apply
Back
Top