• Tirane, ofroj vend pune Network Administrator

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
International Commercial Bank sh.a operon në tregun shqiptar për një periudhë prej 18 vitesh. Është një bankë e qëndrueshme dhe është pjesë e grupit 'ICB Financial Group Holding Ag' regjistruar në Zvicër. Aktualisht, Banka ka një pozicion të lirë për ‘Administrator Rrjeti' në rrethin e Tiranës. Kriteret për këtë pozicion janë renditur si më poshtë:

Pozicioni: Administrator Rrjeti
Vende vakante: 1 (një)
Raporton te: Drejtori i Departamentit të TKI-së


Qëllimi i pozicionit:
Të mirëmbajë, zhvillojë dhe planifikojë të gjithë pajisjet dhe pjesët përbërëse të rrjetit (network) si dhe të sigurojë qëndrueshmërinë &sigurinë e tyre .

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Të ofrojë suport për sisteme teknologjike me arkitektura komplekse.
- T’i prezantojë zgjidhje teknike kompanisë sipas ekspertizës.
- Të dizenjojë, krijojë specifikimet teknike për projekte sipas nevojave dhe kërkesave të biznesit dhe sigurisë së informacionit
- Të njohë, instalojë, kryejë upgrade të rrjetit kompjuterik si edhe diagnostifikimin e problemeve
- Të jetë në gjendje të kryejë konfigurime për pajisje rrjeti dhe serverash.
- Të jetë i aftë të planifikojë dhe krijojë sisteme komunikimi për Router-at, Switch-et kryesisht Cisco.
- Të jetë i aftë të diagnostifikojë dhe të zgjidhë problemet në pajisjet e rrjetit

Profili individual i dëshiruar:
-Të zotërojë diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike/Informatikë ose Elektronikë
-Të ketë minimumi 2 vjet eksperiencë pune në shërbime të fushës ‘Networking’
-Të jetë i familjarizuar me komandat dhe përdorimet bazë për administrimin dhe menaxhimin e Router-ave dhe Switch-eve Cisco
-Të ketë njohuri shumë të mira mbi sigurinë e sistemeve kompjuterike
-Të ketë njohuri në Menaxhim Projekti
-Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup

Kualifikime të tjera:
-Çertifikatë CCNA ose ekuivante të saj – CCNP e preferueshme
-Çertifikata të Sistemeve Operative – e preferueshme


Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të me kopje të diplomës brenda datës 20/12/2015 në adresat e poshtëshënuara.

-e/mail: info@icbank-albania.com ose

Rr:"Murat Toptani', Godina'Eurocol' pranë Infosoft,
kati i 8-të,Tiranë

Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.

Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale.
 


Apply
Back
Top