• Tirane, ofroj vend pune Mesues/e prane Qendres Komunitare

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) njofton hapjen e një pozicioni pune Mesuese prane Operator Edukativ pranë Qendrës Komunitare Engjejt e Vegjel

Pozicioni: Mesues/e i/e Qendres Komunitare SHKEJ

Punonjësi raporton tek: Manaxheri i projektit të Qendrës Komunitare Engjejt e Vegjel

Qëllimi i pozicionit: Mesuesja e Qendres Ditore është përgjegjës për mbarëvajtjen e aktivitetit ditor me fëmijët e qendrës me qëllim lehtësimin e reabilitimit dhe integrimit social si dhe mbeshtetje dhe rikuperim shkollor të fëmijëve në nevojë në kuadër të politikës dhe programit të Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën.

Përgjegjësitë Kryesore:
 Zhvillon aktivitetin e qendres ditore në bazë të planit të punës, programit të aktiviteteve të kësaj qendre dhe kurrikulave shkollore.
 Planifikon, programon aktivitetet me fëmijët e Qendrës në bazë të struktures..
 Organizon së bashku me stafin e Qendrës aktivitete reabilituese, integruese dhe gjallëruese me fëmijët pjesmarrës të qendrës.
 Merr pjesë në takimet me projektet e tjera të SHKEJ apo me ofrues të tjerë shërbimesh në terren.
 Merr pjesë aktivisht në takime periodike me stafin.
 Kontakton dhe takon në vazhdimësi familjet e fëmijëve/të rinjve.
Edukimi:
 Aplikanti duhet të ketë arsim të lartë, preferohet në degët, mësuesi, pedagogji.
 Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme me tema mbi procesin e mesimdhenies / mesimnxenies.
Eksperienca:
 Aplikanti preferohet të ketë të experiencë pune mbi 3-5 vjet dhe me target të ngjashëm.
Komunikimi:
 Të jetë i hapur dhe pa paragjykime rraciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
 Të jetë i aftë të komunikojë në dhe me grupe.
 I aftë të komunikojë me grupe etnike (romë, egjyptianë etj.)
 Të ketë aftësi të mira përshtatje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.
 Të jetë i aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme mardhëniet.

Aftësi personale:
 Të ketë aftësi vëzhguese.
 Të ketë aftësi motivuese dhe nxitëse
 Të ketë aftësi të mira krijuese.
 Të jetë i aftë të punojë në grup.
 Të ketë aftësi të mira vetë- organizuese
 Të jetë i aftë në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve
 Të jetë i aftë të organizojë dhe lehtësojë aktivitete gjallëruese (animim) në grup.
Gjuhë e huaj:
 Zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.
 Preferohet njohja e një gjuhe të dytë.të huaj.
Aftësi teknike:
 Të jetë i/e aftë të përdorë paketën bazë të microsoft office.

Afati i aplikimit :
Të gjithë të interesuarit të cilët përmbushin kriteret e mësipërme janë të lutur të dorezojnë në adresën elektronike: qd.eden@shkej.org ose shkej@albmail.com brenda dt. 15.09.2011, ora 15.00, ose dorazi në adresën Bulevardi "Zogui i I"
Pallati 115, hyrja 2,
kati 6, Ap. 39.
nr.tel 042265398,
dokumentat e mëposhtme:
1. CV
2. Letër motivimi

Te gjithë aplikantëve do tu komunikohen fazë pas faze zhvillimet e rastit.

Ju falenderojmë paraprakisht!
 


Apply
Back
Top