• Tirane, ofroj vend pune Menaxhere Rajonale Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Basha Co kërkon një Menaxher Shitjesh për produktet Johnson & Johnson për zonën e Tiranës:
Detyrat dhe përgjegjësitë:


Drejton dhe koordinon te gjitha aktivitetet e zones & skuadres, me qellim arritjen e objektivave sasiore dhe cilesore te miratuara.

  • Pergjegjes per planifikimin, organizimin, drejtimin, kontrollin, vleresimin dhe motivimin e forces shitese.
  • Raporton mbi bazen e standardeve te vendosura nga kompania.
  • Propozimi i planeve të shitjeve për secilën kategori produkti në nivel supervizori shitjesh, agjenti shitjesh, zone dhe kategorie klienti.
  • Vlerësimi i arritjeve të planeve të shitjes për secilën kategori produkti në nivel supervizori shitjesh, agjenti shitjesh, zone dhe kategori klienti.
  • Kontrolli i veprimtarisë së përditshme të agjentëve të shitjeve.
  • Kontrolli i routit që është përcaktuar të ndjekë agjenti i shitjeve.
  • Kontaktimi i klientëve kryesorë.
  • Suporti për agjentët e shitjeve në lidhje me problematikat që mund të shfaqen gjatë ditës.
  • Hartimi i ofertave të ndryshme në lidhje me produktet.
  • Propozimi i promocioneve të ndryshme të shitjes.
  • Planifikimi i shpërndarjes së materialeve promocionale për klientët.
  • Kategorizimi i klientëve dhe përcaktimi i strategjive për secilin grup.
  • Propozimi i politikave të shitjes për secilin grup kategori klientësh.
  • Analiza e klientëve (shitjet, klientët e rinj, prospektet distribucioni, frekuenca e blerjes, etj).
  • Analiza e tregut.
  • Analiza e mundësisë së rritjes në secilën kategori klientësh.
  • Analiza e performancës së strukturës organizative që varet direkt prej tij.
  • Kontrolle periodike në treg në lidhje me shpërndarjen dhe merchandising të produkteve të kompanisë.
  • Kordinimi i aktiviteteve me departamentin e Marketingut.
  • Pjesëmarrja në të gjitha takimet e shitjeve.

Kërkesat e profilit

  • Realizimi i objektivave te vendosura nga kompania ; shitje sipas sasise, kodeve dhe vleres financiare.
  • Njohja shume e mire e tregut dhe shfrytezimi optimal i mundesive qe ofron ky treg. Ndjekja e ecurise se kompanive dhe produkteve konkurrente.
  • Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marredhenieve te mira me klientet, distributoret dhe aktoret e tjere ne treg. Keshillimi dhe gjetja e zgjidhjeve per klientet.
  • Njohje shume e mire e skuadres se shitjeve dhe pozicionimi i çdo anetari atje ku mund te jape maksimumin. Pjesemarrja aktive ne procesin e rekrutimit dhe te perzgjedhjes se anetareve te skuadres se tij.
  • Kujdesi per brandin, imazhin dhe per asetet e kompanise. Perkrahja dhe nxitja e shitjes per produktet e reja dhe zbatimi i standardeve merchandising.
  • Shtimi i panderprere i njohurive dhe aftesive personale e profesionale. Kujdesi per ndarjen e njohurive me pjesetaret e skuadres. Kujdesi per rritjen dhe zhvillimin e anetareve te skuadres.
  • Raportimi i rregullt mbi bazen e standardeve te vendosura nga kompania.
  • Kujdesi dhe mbeshtetja per çdo aktivitet te organizuar nga kompania ne te gjithe territorin e Shqiperise.
  • Gatishmeri per te kryer cdo detyre tjeter qe i kerkohet nga kompania.


Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Mbi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme;
  • Njohje shumë të mirë të zonave të ndryshme të Tiranës;
  • Të zotërojë leje drejtimi automjeti;
  • Aftësi të mira komunikuese ;
  • Vendbanimi : Tiranë;
  • Mosha : 30 -40 vjeç
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: bashacotr@bashaco.com
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Basha Co.
 


Apply
Back
Top