• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Hybrid Center eshte Qendra e pare profesionale ne Shqiperi qe jep zgjidhje per - Hotele-Restorante, Bare, Vila, Komplekse, Qendra Biznesi etj, operon ne fushten e kondicionimit, paneleve fotovoltaike, kuzhinat profesionale, lavanderi, arredime hotelesh, pllaka, hidrosanitare, bojra etj

Hybrid Center si pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Menaxher Shitjesh

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Koordinimi, menaxhimi dhe monitorimi i punëve brenda ambienteve të Showroom-it dedikuar bojrave të firmës “ISAVAL Spain”;
  • Prezantimi dhe reklamimi i produkteve “ISAVAL Spain”;
  • Supervizimi i shitjeve duke qënë pjesë në hartimin e planeve strategjike të shitjes dhe marketingut;
  • Ruajtja e marrëdhënieve të mira, të vazhdueshme dhe afatgjata me klientët potencialë;
  • Përgatitja e plan veprimeve për të identifikuar klientë të rinj;
  • Propozimi dhe përgatitja e oferta të personalizuara për klientët;
  • Kontrolli periodik i inventarit;
  • Raportimi periodik tek eprori;
  • Respektimi i etikës, kulturës organizative dhe i vlerave të kompanisë;

Kualifikimet / Kërkesat:
  • Të ketë mbaruar studimet e Larta (përbën avantazh një nga degët e fakultetin Ekonomik, si dega Administrim dhe Menaxhim Biznesi);
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune jo më pak se 2 vite;
  • Të njohë biznesin dhe të ketë njohuri të mira të praktikave dhe parimeve të biznesit;

Aftësi dhe kompetencat:
  • Të menduarit kritik dhe i/e prirur për zgjidhjen e problemeve;
  • Të ketë aftësi komunikuese shumë te mira, si verbale ashtu edhe me shkrim;
  • Aftësi për të bashkëvepruar me stafin dhe klientët në mënyrë profesionale;
  • Të jetë i/e aftë të punonjë si vetëm ashtu edhe në ekip;
  • Të jetë korrekt dhe i/e përgjegjshme për detyrat që i ngarkohen.


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.hybrid.al / www.globegroup.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top