• Tirane, ofroj vend pune Menaxher produkti

Përgjegjësitë:

1.Planifikim Strategjik:

Hartimi i strategjive të afërta për zhvillimin dhe rritjen e produktit në treg.

2.Analizë e Tregut:
Analiza e nevojave të konsumatorëve dhe monitorimi i tendencave në treg në lidhje me
produktin.

3.Marketing dhe Branding:
Hartimi i strategjive të marketingut, përfshirë përmirësimin e brandit dhe promovimin e
produkteve në rrjete sociale dhe media.

4. Bashkëpunimi i Ekipit:
Koordinimi dhe bashkëpunimi i mirë me ekipet e tjera, përfshirë zhvillues, dizajnues,
marketing dhe shitje.

5.Bashkëpunim me Ekspertë të Fushës:
Lidhja me ekspertë të fushës për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin e produkteve.

6.Menaxhimi i Lancimeve:
Planifikimi dhe zbatimi i lansimeve të produkteve të reja, përfshirë fushatat e reklamimit.

7.Feedback dhe Përmirësime:
Mbledhja e feedback-ut nga përdoruesit dhe ndërmarrja e veprimeve për të përmirësuar
performancën e produkteve.

8.Buxhet dhe Financa:
Menaxhimi i buxhetit të produktit dhe monitorimi i performancës financiare. Sigurimi që
projektet e produktit operojnë brenda kufijve financiarë të përcaktuara.

9.Menaxhimi i Inventarit:
Monitorimi dhe menaxhimi i niveleve të inventarit për të siguruar disponueshmërinë e
produktit në treg.

Kriteret:
● Eksperience pune +2 vjeçare në pozicion të ngjashëm.
● Të ketë përfunduar arsimin e lartë
● Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi.
● Person energjik, me iniciative dhe këmbengules.
● Të ketë njohuri në perdorimin e programeve bazë kompjuterike.
● Të kete aftësi per të bashkëpunuar në grup.

Ofrohet:
Pagë baze + bonuse.
Staf bashkëpunues, energjik dhe korrekt.
Puna ofrohet nga zyra, full time.

● Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të dërgojne CV, si dhe të përcaktojne pozicionin për
te cilën aplikojnë, në email: jobs@gliterincom ;
● Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen
për intervistë.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga
Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Cel. : 0692153167
 


WhatsApp
Back
Top