• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
Kompania menaxhuese e Qendres Tregtare Mega Outlet kerkon:

Menaxher i Marketingu i cili është përgjegjës për konceptimin e fushatave, promocioneve, programeve të ndryshme për zhvillimin e Qendres Tregtare, në perputhje me politikën e kompanisë.

Detyra dhe Përgjegjësi :
Ø Menaxheri i Marketingut duhet të njohë tregun dhe të realizojë studime të tregut të Qendrave Tregtare sipas detyrava të caktuara;
Ø Përgatit, planifikon programin vjetor të marketingut të Qendrës Tregtare;
Ø Të realizojë imazhin marketing (informacion dhe publicitet) të projekteve të cilët do të mbulohen me marketing;
Ø Ndjek procesin e fushatës promocionale si dhe drejton dhe monitoron ecurinë e saj me agjensitë bashkëpunese;
Ø Realizon dhe implementon materialin komunikues marketing në mediat sociale;
Ø Informon dyqanet për fushatat promocionale, bashkëpunon me to për ofertat e ndryshme, si për aplikimin e tyre ashtu dhe për permbajtjen, vlefshmerine & specifikat e ndryshme qe ato përmbajnë.
Ø Bashkëpunon me operatorët e tjerë të Qendrës Tregtare për planifikimin dhe implementimin e ofertave, fushatave, planeve dhe strategjive të shitjes.
Ø Merr të dhënat nga subjektet e tjera të Qendrës Tregtare dhe i analizon ato për të gjykuar efektet dhe ndikimin e promocioneve të ndryshme në dyqnate përkatese.
Ø Përgatit raporte pas cdo fushate promocionale të cilat përmbajnë informacion dhe problematikat e shfaqura në ecurinë e fushatës për secilin dyqan dhe ia dërgon Administratorit të Qendrës Tregtare.
Ø Sjell praktikat më të mira të kompanive të ngjashme dhe është gjithmonë i azhornuar me metodikat e reklamimit të produkteve.


Kërkesat:
Diplomë universitare DND në Marketing;
Ø Minimum 3-5 vjet pervojë pune në Marketing;
Ø Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në të shkruar si në italisht edhe në anglisht;
Ø Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
Ø Të njohë shumë mirë programet bazë Microsoft Office (Word, Excel, Power Point) njohja e programeve profesionale përbën avantazh;
Ø Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese;

Si të aplikoni:për të aplikuar për ketë mundësi, ju lutem dergoni CV dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuarpozicionin për të cilin aplikoni, në adresën: marketing@casaitalia.al
 


Apply
Back
Top