• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER LOGJISTIKE

Dimension HR po kërkon të rekrutojë MENAXHER LOGJISTIKE për një nga kompanitë më të mëdha që operojnë në fushën e distribucionit (produkte ushqimore).

PERSHKRIM I POZICIONIT:
Manaxheri i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit dhe shërbimit/kujdesit ndaj klientit.



DETYRAT E POZICIONIT
  • Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike;
  • Ndjek dhe përmbush të gjitha nevojat për transport dhe lëvizje në terren;
  • Sigurohet që dërgesat të mbyllen në kohën e përcaktuar;
  • Planifikon mënyrat e transportit, rrugët dhe caktimin e ngarkesës për sasi;
  • Mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat;
  • Monitoron kostot e transportit;
  • Organizon dhe bashkërendon aktivivitetet e departamenteve lidhur me koordinimin e mjeteve të transportit;
  • Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot, analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike;
  • Trajnon dhe zhvillon stafin e ri në department;
  • Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
  • Kryen funksione të tjera sipas nevojës.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë diplomë universitare;
Eksperienca: Të ketë të paktën dy vite eksperiencë pune në këtë pozicion;
Aftësitë:

  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhëz angleze (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh);
  • Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese;
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese;
  • Të jetë i komunikueshëm dhe bashkëpunues.


Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «MENAXHER LOGJISTIKE»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.


JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top