• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Logjistike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.

Pozicioni: Menaxher Logjistike
Grada:
Departmenti: Logjistikes dhe Njesise se Blerjes se Kromit
Vendodhja: Zyrat Qendrore Tirane
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Logjistikes eshte pergjegjes per mire-administrimin e te githe aktiviteteve te shperndarjes, transportit, furnizimit dhe plotesimit te nevojave operative te njesive te biznesit dhe njesise qendrore Tirane, duke koordinuar stafin ne ndarjen e roleve dhe pergjegjesive dhe mbikqyrur hapat deri ne finalizim te procesit.

Detyra dhe Përgjegjësi: Menaxheri i Logjistikes punon pranë zyrave qëndrore nën supervizimin direkt të Drejtorit të Departamentit të Llogjistikes dhe Blerjes se Kromit dhe nën supervizimin e përgjithshëm të Administratorit të Përgjithshëm dhe kryen këto detyra:

1. Përgjegjës per zhvillimin e infrastructures së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes dhe transportit;
2. Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ dhe me kostot bazë te percaktuara sipas buxhetit, ne shyrtimin e aseteve dhe mallrave per perdorim duke ndërmarrë veprime brenda standarteve te vendosura dhe kontrolluar periodikisht perputhjen e tyre me normat rregullatore;
3. Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor te zhvillimit të biznesit duke mundesuar funksionalitetin optimal;
4. Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike;
5. Pergjegjes per ndjekjen dhe permbushjen e te gjitha nevojave per transport dhe levizjeve ne terren;
6. Komunikon statusin e porosive me ndihmën e Uzinave dhe Minierës për t’u siguruar se janë zbatuar grafikët/afatet;
7. Planifikon menyrat e transportit, rruget dhe caktimin e ngarkesës për sasi;
8. Mbikqyr statusin e porosive dhe dergesat;
9. Monitoron kostot e transportit;
10. Lokalizon partneret e biznesit, furnizuesit, prodhuesit me reputacionin me te mire porfesional per te bashkepunuar;
11. Asiston Drejtorin e Departamentit ne negocimin per cmimin me te mire;
12. Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot duke fituar kontrata te reja, duke analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike;
13. Konkludon ne menyre eficente dhe sa me praktike emergjencat e lindura;
14. Zevendeson Drejtorin e Departamentit ne mungese te tij;
15. Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Departamentit dhe/apo Administratori i Përgjithshëm.

Kërkesat:
a. Edukimi: Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi apo fusha të ngjashme; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”. Gjithashtu, përbën avantazh nëse ka kryer studime në kurse profesionale për Prokurime, Logjistike dhe/ose Marketing.

b. Eksperiencat e punës:
Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 4 vjet;

c. Aftesi të tjera:
Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
Ndjenjë Përgjegjësie;
Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje
Njohuri shumë të mira kompiuterike, sidomos paketat MS Projects dhe MS Office;
Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit*:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:
• CV të Detajuar;
• Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: hr@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Albchrome Sh.P.K, Rr. Budi, Classic Construcion kati II, Tiranë, Shqipëri.

Afati I dorëzimit: 12.11.2015


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top