• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Projektesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Eksperienca
vetem me eksperience
Profili i Kompanisë: FM Reklama është një kompani me një eksperiencë 15 vjeçare në industrinë e Reklamave, Printimeve Dixhitale dhe Produkteve Promocionale në vendin tonë.

Pozicioni i Punës: Menaxher Projektesh

Departamenti: Shitje

Përmbledhje e pozicionit: Menaxhimi i operacioneve të shitjes së produkteve dhe shërbimeve që kompania ofron, zgjerimi i tregut dhe mirëmbajtja e klientëve ekzistues.

Përgjegjësitë kryesore:

· Njeh në mënyrë profesionale produktet dhe shërbimet e realizuara nga FM Reklama;
· Menaxhon të gjithë proçesin e shitjes së produkteve në kompani, që nga identifikimi i kërkesës/nevojës së klientit, ofrimi i zgjidhjes së duhur për realizimin e projektit, dërgimi i ofertës, marrja e porosisë, ndjekja e afateve, ofrimi i mbështetjes pas shitjes;
· Studimi i tregut dhe identifikimi i klientëve potencialë;
· Ofron suport sipas fushës së kompetencës në përgatitjen e materialeve teknike të
nevojshme të projekteve (në bashkëpunim me Departamentet e tjera) dhe është përgjegjës për menaxhimin e cështjeve administrative të zyrës;
· Propozon strategji, politika dhe veprime që përmirësojnë avantazhet e kompanisë në industrinë e reklamave.

Edukimi:


  • Diplomë Bachelor në degët: Inxhinieri, Arkitekturë, Menaxhim


Aftësitë e kërkuara:

· Aftësi shumë të mira komunikuese, me qëllim ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve sa më të mira me klientët ekzistues dhe ata potencial;
· Aftësi për ti dhënë zgjidhjen e duhur klientëve dhe për ti ndjekur ata 360*;
· Inisiator, analitik,i orientuar nga rezultatet, me fokus të qartë drejt cilësisë dhe përmirësimit të performancës;
· Aftësi shumë të mira organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi shumë të mira negociuese;
· Aftësi për të punuar në grup dhe për të marr iniciativa;

Kualifikime të tjera:


  • Eksperiencë pune +2 vite në ndjekje projektesh;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira kompiuterike (paketa MS Office);
  • Patentë e klasit B;

Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@fmreklama.al brenda datës 29 Shkurt 2023.

Për më shumë informacion kontaktoni në nr. e telefonit +355 67 200 5985
 


Apply WhatsApp
Back
Top