• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Logjistike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Autostrada Tr.-El.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Ar-Bi Service shpk, kompani distribucioni kerkon te punesoje:

Menaxher/e Logjistike

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës kryesor për optimizimin e kohës së ngarkesave dhe minimizimin e kostove të transportit;
  • Menaxhon flotën e të gjithë mjeteve të kompanisë, (vetura dhe mjete transporti);
  • Njeh shumë mirë kodin rrugor dhe çdo dispozitë ligjore që lidhet me qarkullimin e mjeteve të transportit të të gjitha llojeve dhe madhësive në territorin e Shqiperisë ose shteteve që kompania kryen shkëmbime tregtare. Eshtë i përditesuar me ndryshimet e reja, provizore ose sezonale të ligjeve dhe rregullave që lidhen me qarkullimin e mjeteve të transportit;
  • Organizon, drejton dhe motivon shoferët e mjeteve të transportit që ka në varësi;
  • Mban në një databasë të gjitha të dhënat e mjeteve dhe merr masa paraprake për sherbimet periodike dhe kryerjen e dokumentacionit përkates në kohë;
  • Për çdo problem, shërbim ose difekt koordinon me personin përgjegjës të mirëmbajtjes teknike të mjeteve;
  • Propozon ose merr masa ndëshkimore, si edhe vendos penalitete sipas rregullave, për punonjësit në raste shkeljesh nga shofëret e transportit ose përdoruesit e tjerë të mjeteve të kompanisë;
  • Përgjegjës për respektimin e të gjithë procedurave që lidhen me pozicionin e tij të punës;
  • Kryen raportime periodike të mbi ecurinë dhe problematikat e punës.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
  • Të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik;
  • Të ketë eksperiencë pune në Logjistikë dhe Magazinë;
  • Të ketë aftesi organizative;
  • Të jetë i komunikueshem;
  • Të ketë njohuri mbi pakten Office;
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti;
  • Të jetë i aftë të punoje në grup.
Adresa: Rruga Nacionale dytesore Tirane - Elbasan, km. 5, Mullet

Te gjithe te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre me subject pozicionin e deshiruar:
Email
: hr@arbidistribution.al
Cel. : +355 697 048 817
 


Apply WhatsApp
Back
Top