• Tirane, ofroj vend pune Manaxher/e bar-kafe biznesi social

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Biznesi social "E Jona" së shpejti hap dyert e tij në Tiranë. Idea e Biznesit social “E jona” konsiston në ngritjen e një bar-kafeje, që do të shërbejë si qendër sociale, me synimin krijimin e mundësive për ndërveprimin social, socializim dhe rrjetëzim mes të rinjve me aftësi të kufizuara dhe atyre jo me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Për më tepër, “E jona” synon rritjen e ndërgjegjësimit mes publikut të gjerë lidhur me nevojat, sfidat, dhe respektit dhe dinjitetit të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Është planifikuar për t’u ngritur në Tiranë, në një ambjent lehtësisht të arritshëm dhe të aksesueshëm për të gjitha llojet e aftësisë së kufizar.


Për këtë, ftohen të gjithë të interesuarit për të aplikuar për pozicionin e menaxherit/es me CV-në e tyre, shoqëruar me një letër motivimi, brenda datës 3 shtator 2013, ne adresën e e-mailit: ejona01@gmail.com Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për të kryer një intervistë pranë zyrave të Yunus Social Business Albania në ditën dhe orën që do të përcaktohet në një moment të dytë.

PERSHKRIMI I PUNËS:

Manaxheri/ja është përgjegjës/e për funksionimin dhe mbarëvajtjen e bar-kafesë gjatë turnit të parë të ditës (8:00– 17:00), duke mbikqyrur stafin si dhe duke bërë të mundur që klientët të marrin shërbimin më të mirë të mundshëm.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

• Koordinon punën me tregtarët/furnitorët dhe mirëmban inventarin
• Kujdeset për furnizimet e përditshme, sipas nevojës
• Monitoron buxhetin dhe lëvizjet e parave të bar-kafesë
• Shërben si kontakti kryesor për shërbimin e përditshëm ndaj klientëve, duke përfshirë përgjigjen ndaj pyetjeve të mundshme, mirëseardhjen e klientëve si dhe komunikime të tjera në lidhje me këtë pozicion
• Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat e mbarëvajtjes së bar-kafesë
• Manaxhon (bashkë me themeluesit E Jona) stafin e bar-kafesë, duke përfshirë manaxhimin e performancës, përgjegjësive si dhe motivimin e stafit
• Ndihmon në trajnimin e punonjësve të rinj si dhe ofron trajnim të vazhdueshëm për stafin, sipas nevojës
• Koordinon orarin e funksionimit të bar-kafesë, duke punuar në turne të ndryshme, sipas nevojës
• Mban përgjegjësi për sigurimin e kritereve të pastërtisë dhe të rregullit në mjediset e bar-kafesë
• Vepron si person kontakti mes bar-kafesë dhe themeluesve e aksionerëve, duke komunikuar në bazë të nevojës dhe të situatës
• Çdo detyrë tjetër siç i caktohet

NJOHURITË, SHPREHITË DHE AFTËSITË E KËRKUARA:

• Njohuri për veprimet lidhur me ushqimin dhe pijet
• Njohuri lidhur me çmimet dhe shërbimet e konkurrentëve si dhe me tendencat e tregut
• Përvojë dhe lidhje personale ose profesionale me muzikën dhe botën e artit
• Shprehi të shkëlqyera ndërpersonale dhe në komunikim si dhe sjellje korrekte dhe miqësore
• Ndjeshmëri ndaj çështjeve të aftësisë së kufizuar apo përvojë pune me personat me aftësi të kufizuara
• Të jetë i gatshëm/e gatshme të punojë gjatë ditëve të javës, mbrëmjeve dhe fundjavave, sipas nevojës
• Të ketë një motivim të lartë për këtë pozicion pune
• Të ketë shpehi manaxheriale të shkëlqyera
• Të ketë shprehi të mira organizative

ARSIMIMI I KËRKUAR SI DHE KUALIFIKIMET E NEVOJSHME:

• Përvoja në shërbimin e ushqimit dhe/ose të pijeve është e domosdoshme
• Diploma universitare është e preferuar
• Njohuria e gjuhës angleze është e domosdoshme
• Njohuria e gjuhës së shenjave shqipe është e preferuar, por jo e domosdoshme
• Duhet të jetë i/e certifikuar në dhënien e ndihmës së shpejtë ose te jetë i gatshëm të certifikohet
 


Apply
Back
Top