• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

FM Reklama është një kompani e cila operon në tregun e komunikimit vizual, reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale, kërkon ti bashkohet ekipit të saj një person i përgjegjshëm në rolin Magazinier.


Përgjegjësitë kryesore:


  • Kryen marrjen, magazinimin dhe shpërndarjen e materialeve në njësitë përkatëse të prodhimit;
  • Kontrollon të gjitha materialet dhe produktet që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi;
  • Mbikëqyr aktivitetin ditor të magazines;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e magazines dhe administrimin e mallrave;
  • Ruan dokumentacionin e magazinës sipas standardeve të kompanisë;
  • Verifikon dhe identifikon diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur;
  • Kryen inventarin fizik, në përputhje me udhëzimet e Departamentit të Financës;

Aftësitë e nevojshme:

  • Aftësi shumë të mira organizative;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;
  • Person me integritet, i përkushtuar dhe fleksibël ndaj punës;

Kualifikime:

  • Diplomë e arsimit të mesëm Ekonomik. Përbëjnë avantazh kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë.
  • Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office;
  • Të njoh sistemet financiare dhe ERP.
  • Përbëjnë avantazh kandidatët të cilët kanë patur eksperiencë në nje rol të ngjashëm me parë, në logjistikë, magazinim dhe inventarizim.

Ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresen e emailit [B]hr@fmreklama.al[/B] brenda datës 15/02/2024. Për më shumë informacion kontaktoni në nr. e telefonit +355 67 200 5985
 


Apply WhatsApp
Back
Top