Tirane, ofroj vend pune magazinier
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Magazinier/e
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania MSE - Medical Service Engineering shpall pozicionin vakant për Magazinier pranë showroom-it të saj.
Kriteret e Pozicionit të Punës
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: info@mse.al
Afati i aplikimeve: 22 Tetor, 2020
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që kualifikohen për fazën e parë.
Kriteret e Pozicionit të Punës
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm (përbën avantazh arsimi i lartë)
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel)
- Të ketë aftësi të mira komunikuese
- Të ketë aftësi për të punuar në grup
- Përbëjnë avantazh eksperiencat e mëparshme.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Përgjegjës për hyrjen dhe daljen e produkteve në magazinë.
- Përgjegjës për sistemimin e tyre.
- Në bashkëpunim me stafin përgjegjës pjesë e Departamentit të Financës, bën inventarizimin e produkteve sipas planeve të përcaktuara.
- Kontrollon, nxjerr dhe mban shënime të sakta mbi materialet, furnizimet që hyjnë ose dalin nga magazina. Verifikon sasinë dhe cilësinë e produkteve/pajisjeve mjekësore, duke kontrolluar për të metat dhe duke informuar për çdo konstatim.
- Bashkërendon punën me Drejtuesin e Departamentit të Logjistikës dhe përgatit dërgimin e produktit/pajisjeve mjekësore tek Klienti.
- Kontrollon mënyrën e sistemimit të produktit/pajisjeve mjekësore në mjetin e transportit. Sigurohet mbi cilësinë e produktit/pajisjeve mjekësore që po dërgohet tek klienti.
- Është përgjegjës për plotësimin, kontrollin dhe ruajtjen e formularëve përkatës që janë të domosdoshëm në shoqërimin e materialit që del nga magazina.
- Raporton mbi produktet që kanë afat skadence më pak se një vit.
- Kujdeset që ambienti magazinues të jetë brenda të gjithë standardeve të kërkuara (temperatura, lagështira, higjiena, siguria, paraqitja estetike e çdo produkti etj.).
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën: info@mse.al
Afati i aplikimeve: 22 Tetor, 2020
Do të kontaktohen vetëm kandidatët që kualifikohen për fazën e parë.
Apply