• Tirane, ofroj vend pune Magazinier/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
EuroElektra Sh.p.k prezente mbi 13 vjet në treg, është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve elektrike dhe energjisë së ripërtëritshme, duke ofruar zgjidhje me anë të projekteve të teknologjisë më të avancuar, në Shqipëri dhe rajon. Është e pranishme me zgjidhje inovative për sistemet e menaxhimit të energjisë si “energji djellore” dhe “karikuesit e veturave elektrike”. Ofron shërbime projektimi dhe promovon sisteme të avancuara për godina, tregtare, industriale dhe rezidencile. Gjithashtu ofron shitje me shumicë të materialeve elektrike.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë Magazinier/e”.

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm professional ose atë lartë.
  • Të ketë minimalisht 2 vit eksperiencë punë si magazinier.
  • Të zotërojë programet bazë të kompjuterit, MS Office. Përbën avantazh zotërimi i programit Financa 5.
  • Duhet të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese. Të jetë vemendshëm ndaj detajeve dhe i aftë për të menaxhuar kohën dhe kryer detyrat brenda afateve të caktuara.
  • Preferohet të zotëroje gjuhën angleze.
  • Të këtë aftësi shumë të mira komunikuesë dhe ndërvepruese.
  • Të jetë korekt dhe i përgjegjshëm në punë.

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Mbikqyr aktivitetet e përditshme të magazines.
  • Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhën në mgazinë.
  • Kontrollon me rigorozitet të gjitha furnizimet për sasi, cilësi dhe dokumentacion shoqërues.
  • Monitoron hapësirat dhe ndjek nivelet e stokut.
  • Kryen inventarizim e materialeve.
  • Rakordon dhe koordinon aktivitetin e hyrje-daljeve nga magazina.
  • Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
  • Kur kërkohet, përgatit raporte për Dept. e Financës.
  • Mban proçesverbale për çdo incident, demtim apo shpërdorim.
  • Realizon ruajtjen e dokumentacionit të mëparshëm si dhe atij aktual sipas standardeve të kompanise, fizikisht dhe elektonikisht.
  • Detyra të tjera të dhëna nga punëdhënësi në përputhje me pozicionin e punës.

*Orari i punës 08:00 - 17:00. E shtuna dhe e diela pushim.

Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e-mail: hr@euroelektra.al
ose kontaktojnë në numrin e telefonit: 0672071043.

Ju mirëpresim!
EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tiranë

Tel: +355 42 476 501
e-mail: info@euroelektra.al
Ëeb: http://euroelektra.al
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/euroelektra/
FB: https://www.facebook.com/EuroElektraAl/
 


Apply WhatsApp
Back
Top