• Tirane, ofroj vend pune Magazinier/e

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi

AlbSolution kompania që merret me tregtim të materialeve të pastrimit, detergjentë pastrimi, artikujt të ndryshëm industrial, kërkon të punësojë:
" Magazinier/e"


Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Magazinieri bën pranimin dhe kontrollin e të gjitha mallrave të dorëzuara ne magazinë.
  • Organizon dhe kontrollon periodikisht produktet qe do të marr në dorëzim;
  • Përgatit dokumente për marrjen e produkteve në dorëzim nga ana e tij.
  • Mban pergjegjësi materiale për mallin e depozituar në magazinën e tij, sistemon, dhe rregullon vazhdimisht vendosjen e mallit të depozituar, mban rregull dhe pastër magazinën duke bashkëpunuar me punëtorët e magazinës. Pergjigjet për gjendjen dhe levizjen e materialeve qe ka në magazinë.
  • Kujdeset që çdo mall të dalë nga magazina me faturë.
  • Kujdeset që të firmoset fatura nga shpërndarësi në momentin që merret malli, nuk mund të firmosë në emër të shpërndarësit dhe mban përgjegjësi nëse e bën këtë gjë.
  • Nuk duhet të nxjerrë mallin nga magazina pa faturë.
  • Kujdeset që të nxjerrë mallin e saktë nga magazina.
  • Perpilon dokumentin përkatës justifikues si Fletë-hyrje e Flete-dalje për çdo levizje të mallrave duke zbatuar në çdo rast rregullat financiare.
Detyrat e magazinierit në lidhje me menaxhimin e inventarit
  • Kontrollon dhe menaxhon mallin e magazinës duke përfshirë menaxhimin e inventarit;
  • Kryen sistematikisht inventarët në magazinë.
  • Bashkepunon me Shefin e prokurimeve për realizimin e furnizimit.
  • Realizon dhe kontrollon saktesinë e inventarit në magazinë dhe përputhjen e gjendjes fizike me atë kontabël.
  • Informon periodikisht Përgjegjësin e Sektorit për gjendjen e magazinës dhe probleme të ndryshme qe dalin. Informon për mungesat e mallit, limiti për mallin është 50 copë, duhet të njoftojë nëse është arritur kjo sasi në mënyrë që të bëhet porosia.
Detyra të magazinierit në lidhje me mirëmbajtjen e mallit
  • Kryhen etiketimin e produkteve në magazinë.
  • Kujdeset për datat e skadencës së produkteve në magazinë.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Kerkesat
  • Te kete eksperience pune mbi 3 vite.
  • Te kete perfunduar studimet per ekonomik.
  • Te njoh programin NAVISION.
  • Te kete leje drejtimi.

Shënime

Personat e interesuar mund te na kontaktojne ne adresat e meposhtme:
E-mail: hrspecialist@albgroup.al
Tel: 067 40 100 44
Adresa: Autostrada Tirane-Durres, km7, Parku Industrial i Tiranes, kapanoni nr. 27
 


Apply WhatsApp
Back
Top