• Tirane, ofroj vend pune Mësues në lëndët (part-time): Fizikë, Bio-Kimi, Histori, Gjuhë Gjermane

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Gjuha
  1. gjermanisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Tomorrow’s Education System- TES është institucion arsimor parauniversitar i përqëndruar në ofrimin e shërbimeve arsimore të cilësisë së lartë, përfshirë parashkollorin deri në klasën e 12-të.
Në TES punohet me standarte bashkëkohore dhe moderne sepse ne ofrojmë kushtet dhe komoditetin e duhur për stafin, shërbimin dhe edukimin më të mirë dhecilësor për brezat e të ardhmes.
TES kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin mësues në lëndët (part-time): Fizikë, Bio-Kimi, Histori, Gjuhë Gjermane

Detyrat

  • Të njohë dhe zbatojë legjislacionin arsimore në mënyrë të veçantë risitë më të fundit të reformës arsimore;
  • Të kryejë përshtatjen e kurrikulës së lëndës, në përputhje me programin dhe udhëzimet mësimore;
  • Të planifikojë proçesin mësimor vjetor dhe ditor në përputhje me objektivat e lëndës;
  • Të demonstrojë aftësi në fushën pedagogjike për përzgjedhjen e modeleve për organizimin e klasës, për shtjellimin e koncepteve, për nxitjen e diskutimeve, për përdorimin e teknikave të vlerësimit të nxënësve etj.;
  • Të vëzhgojë dhe vlerësojë performancën dhe sjelljen e nxënësve për të përcaktuar progresin apo për të bërë sugjerime për përmirësimin e tyre në lëndën e tij pwrkatwse;
  • Të përgatisë raporte dhe të mbajë shënime të tilla si: notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të aktivitetit mësimor;
  • Të mbikëqyrë projektet e pavarura ose punën në grup të nxënësve;
  • Të përgatisë raportet për punën e nxënësve dhe këshillohen me mësuesit e tjerë dhe prindërit.
Kualifikimet e nevojshme
  • Arsimi: Të ketë diplomën e ciklit të parë “Bachelor” dhe diplomën e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë, që lidhet me programin e studimit të ciklit të parë.
  • Të ketë kaluar provimin e shtetit në mësuesi, sipas kuadrit ligjor në fuqi.
  • Kualifikimet: Përbën avantazh të ketë kryer një kualifikim profesional për këtë profesion.
  • Eksperiencë pune: mbi 3 vite eksperiencë pune si mësues
  • Gjuhë e huaj: Njohuri shumë të mira të Anglishtes.
  • Aftësi personale:
    • Të jetë korrekt në sjellje, i përpiktë në orar,
    • Të jetë bashkëpunues në punën ne grup me kolegët e tij
    • Të jetë i komunikueshëm
    • Të zotëroje dhe demonstrojë vlera dhe qëndrime që karakterizojnë mësuesin gjatë karrierës së tij si profesionist duke qenë një model pozitiv për nxënësin.
    • Të jetë i përkushtuar, motivuar dhe përgjegjës gjatë punës.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre (Cv) në adresën e email-it hr@gea.edu.al .
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Shënim:
Në subjektin e email-it që do të dërgoni, përcaktoni pozicionin (Mësues dhe lëndën) për të cilin aplikoni.


Cel. : 069 70 14 290
 


Apply WhatsApp
Back
Top