• Tirane, ofroj vend pune Lektor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Universiteti Metropolitan Tirana rekruton një pedagog-kërkues me eksperience në fushën e programimit dhe algoritmikes pranë Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT (FSHKIT).

Ju jeni mbajtës i titullit të doktorit të shkencave dhe keni eksperiencën e nevojshme pedagogjike që ju mundëson implikimin tuaj afat shkurtër në programet e ndryshme pedagogjike të këtij fakulteti në nivelin Bsc ose Msc. Potenciali i juaj shkencor është konkretizuar me publikime shkencore në konferenca dhe revista shkencore të indeksuara dhe me faktor impakti si dhe në pjesmarrjen tuaj në projekte shkencore dhe të zhvillimit.
Ju do te jeni i atashuar në departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike të FSHKIT ku do përfshiheni në mësimdhënie në programet e ofruara nga departamenti, kërkimin shkencor si dhe ngarkesa të ndryshme administrative.

Për sa i përket mësimdhënies, ju do të përforconi ekipin pedagogjik të departamentit dhe do të merrni pjesë në programet e studimit të nivelit bachelor dhe master kryesisht në fushën e programimit dhe algoritmikes. Ju do të merrni gjithashtu pjesë në udhëheqjen e projekteve të studentëve me një dimension aplikativ si dhe të diplomave të studentëve të programeve bachelor dhe master. Interesi juaj për inovacionin pedagogjik është një vlerë e shtuar për ju dhe për UMT.
Për sa i përket kërkimit shkencor, puna dhe eksperienca juaj ateston potencial dhe kapacitet që ju keni për dialogun dhe shkëmbimin shkencor në disa fusha të aktivitetit të UMT. Ju keni një interes real për aplikacionet industriale dhe transferimin e teknologjisë dhe keni një projekt kërkimor që konvergjon me atë të FSHKIT i fokusuar tek fusha e inteligjencës artificiale e cila përkon edhe me programin e studimit të ciklit të tretë “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente”.
Ju gjithashtu keni kapacitetin të ndërmerrni aksione pedagogjike dhe kërkimore në bashkëpunim me kolegë dhe institucione ndërkombëtare dhe për këtë zotëroni të paktën gjuhën angleze qoftë për mësimdhënie por dhe për kërkim shkencor.

Kandidatët konkurrentë duhet të dërgojnë në format elektronik këtë dokumentacion:
  • Kërkesë me shkrim.
  • CV ( Curriculum Vitae) përfshirë listën e botimeve shkencore dhe referimeve në konferenca shkencore brenda ose jashtë vendit.
  • Kopje e diplomës dhe listës së notave të nivelit “Master i Shkencave” si dhe dëshmi e titullit “Doktor i Shkencave” apo tituj të tjerë akademikë, ose vërtetim të ndjekjes së ciklit të tetë të studimeve “Doktoratë”. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR), ose vërtetim që janë në proces njohje.
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al
 


Apply
Back
Top