• Tirane, ofroj vend pune Kryesekretare

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
attachment.php


Universiteti Metropolitan Tirana rekruton per pozicionin Kryesekretare/ Sekretaria Mesimore

Ju jeni mbajtës I diplomës të nivelit “Bachelor” dhe/ose “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND), jeni njohës I gjuhes angleze dhe zotëroni gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur, zoteroni aftesi kompjuterike dhe njihni mire programet MS Office, nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale dhe keni vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës.
Ju zotëroni aftësitë e nevojshme profesionale, keni eksperiencë pune të mëparshme ose keni kryer nje shkolle sekretarie dhe gjithashtu shfaqni aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup atëherë ju jeni kandidati I duhur për pozicionin e lirë të punës si Asistente Administrative për procesin akademik në nivelin universitar.

Përshkrimi i punës, detyrat, funksione dhe pergjegjësi:



  • Bën regjistrimin e kandidatëve të cilët fitojnë të drejtën e studimit pranë UMT.
  • Krijon për çdo student një dosje personale elektronike dhe hard copy, që pasqyron dokumentacionin e nevojshëm, të gjitha rezultatet e provimeve, të detyrave të kursit, të prezencës në mësim, të dhënat mbi bursat apo tarifat e studimit dhe masave disiplinore të marra në qoftë se ekzistojnë.
  • Të arkivojë dosjet e studentëve në bazë të viteve dhe departamenteve.
  • Mban të dhënat statistikore dhe informon në lidhje me to sipas kërkesave të MASH dhe AKP.
  • Ruan në formë elektronike listën me rezultatet e provimeve të dërguar nga Dekani.
  • Përpilon dokumente të cilat i shërbejnë studentit në institucione zyrtare siç janë: vërtetimet, rekomandimet dhe dokumentet e tjera të këtij lloji.
  • Ripërtërin regjistrimin e çdo studenti në çdo fillim semestri.
  • Përgatit diplomat në bazë të listës së studentëve, të cilët kanë fituar të drejtën e pajisjes me diplomë sipas ciklit përkatës të studimeve.
  • I paraqet administratorit të deleguar listën e studentëve të cilët përmbushin kriteret për përfitimin e bursave.
  • Bën identifikimin e studentëve të cilët humbasin të drejtën e uljes së pagesës si shkak i arritjeve të ulëta akademike.
  • Ndjek procedurat në rast se studenti ndërpret studimet dhe bën raportimin.
  • Bën identifikimin e studenteve të cilët nuk kanë arritur të përfundojnë studimet në një periudhë kohore maksimale prej 10 vitesh,
  • Konstaton studentët të cilët nuk janë paraqitur në provim.
  • Ndjek procedurat e transferimeve të studentëve.
  • Përgatit informacion ose raporte me kërkesë të administratorit të deleguar apo rektorit.
  • Arkivon dosjet e studentëve të cilët janë diplomuar.
  • Monitoron dhe arkivon regjistrin themeltar dhe regjistrat e pedagogëve.
  • Shpall njoftimet e nevojshme për studentët, stafin administrativ dhe atë akademik.
  • Kooperon me stafin akademik dhe njësi të tjera të admnistratës për publikimin e materialeve mësimore në faqene webit.
  • Përmbush detyra të tjera të ngarkuara nga administratori i deleguar.

Procedura e rekrutimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive mbi të cilat do të zhvillohet intervista:
Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë.

Në intervistë, kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Kandidatët konkurrentë duhet të dërgojnë në format elektronik këtë dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim.
  • CV ( Curriculum Vitae)
  • Kopje e diplomës dhe listës së notave të nivelit “Master i Shkencave”

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në
[B]humanresources@umt.edu.al[/B]
Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
 


Apply
Back
Top