• Tirane, ofroj vend pune Koordinator projektesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Qendra per zhvillim ekonomik & marrëdhënie ndërkombëtare (Q.ZH.E.M.N) është një organizatë jofitimprurëse, e krijuar në Prill të vitit 2007, fillimisht me emrin "Instituti për Dialog dhe Bashkëpunim", me seli në Durrës, Shqipëri, dhe më pas u shndërrua në "Qendrën për Zhvillimi Ekonomik dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”.
Cedir është një “think tank”, organizatë e pavarur kërkimore dhe këshilluese jofitimprurëse e cila synon të sigurojë një mekanizëm për kryerjen e analizave objektive të politikave për zhvillimin ekonomik dhe ligjor, me fokus në zbatimin e sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut, konkurrencës dhe tregut të lirë , bazuar në praktikat evropiane.
Që në fillim, ideja e themeluesve ishte krijimi i një qendre të aftë për të bashkuar burimet e duhura njerëzore me një punë me cilësi të lartë, në mënyrë që të impkatojë fuqishëm në fushën socio-ekonomike të vendit brenda proceseve integruese intensive me të cilat po përballet vendi ynë.

Përgjegjesite kryesore:
Koordinimi dhe menaxhimi i aktiviteteve të projektit në të gjitha fazat e tij si dhe monitorimi i zbatimit të të gjithë aktiviteteve të planifikuara duke respektuar afatet kohore dhe buxhetin;
Organizimi si edhe pjesëmarrja në takimet me palët e interesit. Përgatitja e materialeve prezantuese; Mbajtja e minutave të takimit si edhe ndjekja e çështjeve të dala nga takimet në vazhdimësi;
Monitorimi i progresit të projektit, analizimi i situatave, identifikimi i problemeve që mund të lindin gjatë realizimit të projektit dhe ndërmarrja e masave të duhura;
Veprimi si pikë kontakti dhe informimi I të gjithë personave të përfshirë në projekt mbi statusin e projektit;
Ndërveprimi me institucionet e lidhura;
Sigurimi i përmbushjes së afateve të projektit si edhe mirëmbajtja e organizimi i dokumentacionit sipas projekteve;
Bashkëpunimi me grupin e punës përkatës të ngritur për të siguruar zbatimin e aktiviteteve të projektit;

Kualifikime dhe Eksperienca:

Diplomë universitare në Shkencat Ekonomike/Shkencat Shoqerore.
Eksperienca në zhvillimin e menaxhimit/koordinimit te programeve/projekteve
Të njohë shumë mirë programet kompjuterike dhe office (word, excel, powerpoint, MS Project)
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Aftësi të tjera:

Të jetë bashkëpunues;
Të jetë i aftë të punojë në grup;
Të jetë i aftë të kërkojë dhe të japë llogari;
Të jetë i aftë të marrë vendime dhe të menaxhojë situata të paparashikuara;
Të këtë aftësi të ndërtojë marrëdhënie efektive të punës me stafin e projektit dhe partnerët;
Të jetë në gjendje të drejtojë dhë të forcojë tek bashkëpunëtorët kulturën e performacës kreative;
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe brenda afateve të limituara.
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese

Ju lutem dergoni CV tuaja brenda dates 15/12/2019 ne adresen e email: info@qzhemn.al
 


Apply
Back
Top